LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-un thjesht ka humbur peshë, ekspertët thonë se lideri i Koresë së Veriut nuk ka probleme shëndetësore

Kim Jong-un thjesht ka humbur peshë, ekspertët thonë se lideri i Koresë së Veriut nuk ka probleme shëndetësore

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka humbur rreth 20 kilogramë, por është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po tenton të rrit respektin te qytetarët derisa po ballafaqohet me krizë të rëndë ekonomike vendi q ai drejton, ka bërë të ditur sot Shërbimi Sekret i Koresë së Jugut.

Siç raporton Washington Post, Shërbimi Sekret jugkorean (NISA) ka dhënë këtë vlerësim gjatë një seance parlamentare që është mbajtur me dyer të mbyllura, duke theksuar se ka përdorur teknikat e inteligjencës artificiale dhe ka bërë analiza të video materialeve me super rezolucion të Kimit, për të konstatuar se në çfarë gjendje shëndetësore është, transmeton Telegrafi.


Gjendja shëndetësore e Kimi ka qenë në fokus muajve të fundit, pasi kishte rënë dukshëm në peshë siç edhe mund të shihej në video dhe fotografi të ndryshme që qarkullonin nëpër rrjete sociale.

37-vjeçari nuk ka emëruar zyrtarisht ndonjë pasues të tij, e disa ekspertë thonë se në rast se gjendja e tij shëndetësore përkeqësohet mund të shkaktoj kaos në vendin e varfër që mëton të jetë fuqi bërthamore.

E pavarësisht transformimit të tij, vëzhguesit e Koresë së Veriut thonë që Kim nuk ka probleme shëndetësore, por humbja e peshës është si rezultat i përpjekjeve të tij për të përmirësuar gjendjen fizike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori