LAJMI I FUNDIT:

KIESA fton bizneset që të aplikojnë në grantin për blerjen e makinerive prodhuese e përpunuese

KIESA fton bizneset që të aplikojnë në grantin për blerjen e makinerive prodhuese e përpunuese

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) fton bizneset që të aplikojnë për përkrahje financiare përmes shpalljes së thirrjes publike për subvencionim për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.

Sipas njoftimit, përkrahja financiare kap vlerën totale prej 1 milion euro dhe është i ndarë në tri llote.


Afati për dorëzimin e aplikacionit dhe dokumenteve përcjellëse është deri me datën 29 qershor 2023.

“Lloti 1 – ndërmarrjet mikro (të punësuar deri në 9 punëtorë). Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve mikro është 400 mijë euro. Lloti 2 – ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri në 49 punëtorë), ku buxheti është 400 mijë euro dhe lloti 3 – ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri në 249 punëtorë), me një buxhet prej 200 mijë euro”, thuhet në njoftimin e MINT.

Po ashtu, në këtë thirrje thuhet se një ndërmarrje mikro, me të punësuar deri në 9 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 20 mijë euro.

Ndërmarrjet e vogla, me të punësuar deri 49 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 35 mijë euro dhe ndërmarrjet e mesme deri 249 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 50 mijë euro.

Njoftimi për thirrje publike, udhëzuesit dhe mënyra e aplikimit janë të publikuara në ueb-faqen e MINT-it dhe të KIESA-së.

Informata shtesë mund të merren përmes e-mail adresës: sme.kiesa@rks-gov.net jo më vonë se pesë ditë para mbylljes së thirrjes publike.

Aplikimi bëhet përmes e-mail adresës: nvm.kiesa@rks-gov.net. /Telegrafi/