Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi, që synon nxitjen e projekteve për një mjedis atraktiv biznesor në Kosovë, përmes zhvillimit të sektorit privat dhe tërheqjes së investimeve nga jashtë.
Memorandumi u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa, dhe kryeshefja Ekzekutive e ARDA-s, Mrikë Macula.
Nga palët nënshkruese u tha se ky memorandum do të jetë në funksion të bashkëpunimit për përgatitjen dhe realizimin e aktiviteteve dhe projekteve specifike për një mjedisi atraktiv biznesor në Kosovë si dhe koordinimit të aktiviteteve të ndërlidhura me zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik rajonal në Kosovë përmes zhvillimit të sektorit privat, raporton Ekonomia Online.
“Sot nënshkruajmë një marrëveshje të bashkëpunimit, e cila parasheh një sërë aktivitetesh bashkëpunuese në mes të këtyre agjencive, me qëllim zhvillimin e sektorit privat, përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme kosovare, qoftë në aspektin e promovimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë, qoftë në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese të këtyre ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha Mustafa.
Sipas tij, memorandumi synon promovimin e vet kompanive kosovare dhe ambientit të të bërit biznes në Kosovë.
Ndërsa Mrika Macula, drejtoreshë ekzekutive në ARDA, tha se kjo marrëveshje parasheh fuqizimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve si dhe promovimin e ambientit për investitorët e huaj potencialë.
“Kjo marrëveshje parasheh fuqizimin dhe bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve; fuqizon gjithashtu bashkëpunimin dhe përkrahjen në përmirësimin në nivelin ekonomik, gjithashtu dhe në atë social. Pasi kemi dhe mungesë të promovimeve për investime të reja të jashtme, ashtu që ne do ta përkrahim njëri-tjetrin dhe do ta plotësojmë njëri-tjetrin, me implementimin e aktiviteteve të ndryshme në rajonin tonë, gjithashtu dhe jashtë, të cilat parashihen”, theksoi Macula. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi