LAJMI I FUNDIT:

Kida: Përderisa nuk i konkretizon rastet, nuk meriton më shumë

Kida: Përderisa nuk i konkretizon rastet, nuk meriton më shumë

Malisheva nuk ka arritur më shumë se një pikë përballë Fushë Kosovës në udhëtim 0-0.

Ka qenë një ndeshje ku dy skuadrat kërkuan fitoren, por në fund që nuk i shfrytëzuan rastet që kishin.

Trajneri i ri i Malishevës, Qëndrim Kida ka thënë se i kushtoi skuadrës së tij mos konkretizimi i rasteve.


“Ishte javë e vështirë për neve shkaku i situatës në klub. Kemi punuar shumë për shkak se kundërshtari ka qenë i vështirë. Në këtë stadium ka humbur pikë Drita, Prishtina e Gjilani”.

“E kemi ditur se ndeshja ndaj Fushë Kosovës mund të vendoset në episode. Patëm raste por nuk realizuam dhe nuk merituam më shumë. Ne si skuadër kemi prodhuar shumë por edhe kemi pranuar shumë gola”.

“Do ta aplikojmë filozofinë me lojë të mirë në fazën ofensive, por pa pësuar gola”, ka deklaruar Kida pas ndeshjes.

Me këtë pikë të fituar, Malisheva ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 13 pikë. /Telegrafi/