LAJMI I FUNDIT:

Kida i kënaqur me lojën dhe fitoren ndaj Llapit

Kida i kënaqur me lojën dhe fitoren ndaj Llapit

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit.

Malisheva e njoftoi Llapin me humbjen e parë në pranevrë duke e mposhtur me rezultat 2-1.


Kjo fitore i ka pëlqyer trajnerit Kida, i cili e ka vlerësuar ekipin e tij dhe lojtarët.

Batatina arsyetohet pas humbjes nga Malisheva
Lexo po ashtu Batatina arsyetohet pas humbjes nga Malisheva

“Kemi një ekip që prodhon shumë gjatë lojës. Jam i kënaqur me ekipin dhe lojën që kanë bërë lojtarët”, ka thënë fillimisht Kida pas ndeshjes.

“Me fitore dëshmuam se humbja ndaj Ballkanit ka ardhur si rrjedhojë e një dite të keqe për ne”.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën, ecurinë dhe fazën, pasi tash me vështirësi arrihen fitoret”, përfundoi trajneri i Malishevës. /Telegrafi/