LAJMI I FUNDIT:

Kica-Xhelili: Kurti ka kërkuar ta rimendoj vendimin për dorëheqje

Kica-Xhelili: Kurti ka kërkuar ta rimendoj vendimin për dorëheqje

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se disa herë kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka kërkuar ta rivlerësojë edhe një herë vendimin e saj për largim nga Grupi Parlamentar LVV-Guxo.

Ajo ka theksuar se ishte takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani për largimin e saj.

“I kam, më duket, dy apo më shumë takime lidhur me të për këtë çështje, një herë ka qenë takimi ku i kam treguar se kam dhënë dorëheqje nga Guxo. E pastaj ka qenë një takim i radhës, ku i kam thënë se jam duke e menduar plotësisht daljen nga Grupi Parlamentar dhe bashkëngjitjen në LDK dhe më pas ia kam konfirmuar edhe me shkrim që përfundimisht kam vendosur të dal në LDK dhe kjo e gjitha pa qenë aspak në domenin publik kjo informatë”, tha Kica-Xhelili në Klan Kosova.

Zyrtare, Doarsa Kica Xhelili kalon në LDK
Lexo po ashtu Zyrtare, Doarsa Kica Xhelili kalon në LDK

“Dhe jo vetëm presidentes, por edhe kryeministrit, sepse mendoj që korrektësia e tillë është më e pakta që mund ta bëjmë. Edhe me kryeministrin Kurti jam takuar edhe para edhe pas vendimit për dorëheqje. Ka pasur komunikim të vazhdueshëm me mua dhe insistim për ta rimenduar këtë vendim deri sot. Edhe dje ka pasur kërkesë për ta rimenduar këtë lëvizje, edhe nga kryeministri Kurti”.

“Komunikimin me kryeministrin e kam pasur të drejtpërdrejtë, e kam pasur mundësinë e tillë të qasjes, gjë për të cilën prapë e falënderoj shumë, por mendoj se është korrekte të mos hyj në detaje. Le të themi se ka pasur kërkesë për rivlerësim të këtij vendimi”, ka thënë Kica-Xhelili.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori