LAJMI I FUNDIT:

Kica-Xhelili flet për votën ndryshe nga LVV për Byronë Shtetërore: Nuk jam dakord me mënyrën si erdhi në Kuvend Projektligji

Kica-Xhelili flet për votën ndryshe nga LVV për Byronë Shtetërore: Nuk jam dakord me mënyrën si erdhi në Kuvend Projektligji

Në Kuvendin e Kosovës është votuar në lexim të parë projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky projektligj ka kaluar vetëm me votat e shumicës parlamentare, 58 vota për dhe 3 abstenime, dhe pa mbështetjen e opozitës.


Njëra prej deputetëve të shumicës që abstenoi ishte Doarsa Kica-Xhelili.

Ajo në “Debat Plus” thotë se parimisht ka qenë pro formimit të Byrosë, por ajo thotë se ka disa shqetësime për këtë nismë.

“Unë kam qenë në takim edhe me anëtarët e Komisionit të Venecias. Edhe aty unë kam adresuar disa vërejtje. Ka pasur disa elemente në opinionin e Komisionit të Venecias që flasin se Projektligji i tillë prek disa të drejta bazë të njeriut. Pra shfaqen disa shqetësime për disa të drejta bazë të njeriut. Aty ngritën dyshime për respektimin e standardit minimal për të drejtat e njeriut”.

Votohet në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore, opozita nuk mori pjesë në votim
Lexo po ashtu Votohet në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore, opozita nuk mori pjesë në votim

“Unë jam deputetet e pozitës, por ne nuk duhet ta lëshojmë standardin që kemi në Kuvend. Unë kam pritur që Projektligji të tërhiqet dhe të përpunohet në mënyrë që të merren parasysh edhe vërejtjet e Komisionit të Venecias”.

Deputetja e LVV-së thotë se ajo nuk është dakord me mënyrën se si është proceduar projektligji për Byronë Shtetërore.

“Arsyeja e vetme pse unë kam abstenuar për këtë ligj ka qenë procedura. Në parim unë nuk jam kundër Byrosë. Vazhdojë ta mbështesë këtë nismë, por nuk jam dakord me formën se si ka ardhur në Kuvend”, ka deklaruar Kica Xhelili./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori