Çifti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, po shijojnë disa ditë relaksi larg zhurmës dhe angazhimeve të përditshme.

Ata ndodhen aktualisht në pushime verore, dhe si zakonisht, nuk kanë ngurruar të ndajnë me ndjekësit disa nga momentet e tyre të lumtura.


Ka qenë vetë moderatorja Kiara Tito ajo që ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale disa fotografi të reja, ku shihet përkrah partnerit të saj, këngëtarit të njohur Luiz Ejlli.

Në imazhet e publikuara, çifti shfaqet i buzëqeshur dhe i qetë, teksa duken mjaft të afërt dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

Momente intime, përqafime dhe ndjenja të sinqerta – janë këto detaje që kanë bërë që fansat të reagojnë me komente pozitive, duke i përgëzuar për dashurinë që transmetojnë.

Pas eksperiencës së tyre të komentuar në reality show dhe rrugëtimit të përbashkët drejt prindërimit, Kiara dhe Luizi po vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre me dashuri, qetësi dhe përkushtim ndaj vajzës së tyre të vogël. /Telegrafi/