LAJMI I FUNDIT:

Khloe Kardashian shfaq format trupore e veshur më thjesht se zakonisht

Khloe Kardashian shfaq format trupore e veshur më thjesht se zakonisht

Khloe Kardashian dukej në formën më të mirë kur u ndal në dyqanin e saj Good American në Los Angeles të enjten në mëngjes.

37-vjeçarja u pa në një bluzë të hollë të bardhë dhe me një palë xhinse të kaltra, si dhe me taka Perspex të larta.


Ylli ndau imazhe të saj në dyqan në Instagram dhe u pa gjithashtu duke nënshkruar qese të markës së saj, të cilat u ofroi t’u jepte fansave.

“GoodAmerican X Zara sapo u lansua”, shkroi ylli në mbishkrimin e saj në Instagram për 240 milionë ndjekësit e saj.

Khloe Kardashian bën debutimin në Met Gala pas viteve të mospërfilljes
Lexo po ashtu Khloe Kardashian bën debutimin në Met Gala pas viteve të mospërfilljes

“Bashkohuni me ne në ngjarjen tonë të nisjes së bashkëpunimit me Zara në Los Angeles. 100 klientët e parë marrin një qese të firmosur nga unë”, tha sipërmarrësja ndër të tjera.

Në imazh ajo ishte e përkulur përpara për të firmosur çantat, duke treguar kështu dekoltenë e formësuar.

Pas tradhtisë dhe skandaleve të mëdha, Khloe Kardashian për Tristan Thompson: E pranoj, nuk është për mua
Lexo po ashtu Pas tradhtisë dhe skandaleve të mëdha, Khloe Kardashian për Tristan Thompson: E pranoj, nuk është për mua

Flokët e saj biond i binin mbi supe dhe ajo ishte e grimuar deri në fund me buzëkuq rozë të hapur teksa shtoi një palë vathë floriri.

Thonjtë e Khloe ishin shumë të gjatë dhe në ngjyrë të bardhë. Kur ishte jashtë, ajo kishte të njëjtat syze dielli me ngjyrë ari që mbante në Met Gala në New York të hënën. /Telegrafi/