Ajo sapo ka publikuar fotografi të trupit të saj me pamje të përsosur dhe më parë ka pranuar se ka përdorur një filtër për të zbukuruar fotot e saj.

Por Khloe Kardashian u lavdërua të martën për ndarjen e një sërë fotografish 'të pa edituara’ që shfaqnin pak celulit, shkruan DailyMail.


Në imazhet seksi, Khloe, 38 vjeçe, pozoi me bikini seksi ngjyrë gri në një oborr prej betoni. Ajo dukej befasuese me barkun e saj të sheshtë dhe derrierën e ekspozuar teksa pozonte me njërën këmbë të përkulur dhe flokët e saj të shtrirë poshtë shpinës.

kh1

Motra e saj më e vogël, Kendall Jenner, shërbeu si fotografe.

“Kur motra jote i njeh këndet e tua”, ka shkruar Khloe në mbishkrimin e fotografive, ku ka etiketuar Kendallin.

kh2

Në komente, fansat lavdëruan Khloen për postimin e imazheve 'natyrale' të saj, duke shfaqur 'të metat' dhe gjithçka.

Khloe më parë pranoi se ishte adhuruese e 'një filtri të mirë, ndriçimit të mirë dhe një modifikimi aty-këtu' pasi imazhi i saj i bikinit të pafiltruar u bë viral në prill të vitit 2021.

kh3

Pasi imazhi i papunuar filloi të bënte xhiron, u raportua se Khloe dhe familja e saj po punonin jashtë orarit për të fshirë çdo gjurmë të saj nga interneti.

Khloe iu drejtua dramës në Instagram disa ditë më vonë, teksa shpërndau video live të saj për të vërtetuar se trupi i saj "nuk është montuar me photoshop".

kh4

Më pas ajo ka lëshuar një deklaratë të gjatë ku ka folur për presionin e të qenit në qendër të vëmendjes dhe se trupi i saj ‘mikroanalizohet’ si personazh publik.

kh5

Ylli i "Keeping Up With the Kardashians" zbuloi gjithashtu se krahasimi i pafavorshëm me motrat e saj, Kim dhe Kourtney, përveç 'talljeve dhe gjykimeve të vazhdueshme' ka qenë 'shumë i vështirë për t'u duruar'. /Telegrafi/

kh6