LAJMI I FUNDIT:

Khloe Kardashian e pakënaqur me gjoksin, mendon të bëjë ndërhyrje për t’u dukur si motrat e saj

Khloe Kardashian e pakënaqur me gjoksin, mendon të bëjë ndërhyrje për t’u dukur si motrat e saj
(Foto: Instagram/khloekardashian)

Njëra nga motrat e familjes së famshme amerikane, Khloe Kardashian, ka bërë të ditur se po mendon të ndërhyjë sërish në trupin e saj.

Në një nga episodet e “The Kardashians”, 38-vjeçarja ka thënë se tash e një kohë është duke menduar të bëjë ndërhyrje kirurgjike, këtë herë për të zmadhuar gjoksin.

“Thjesht dua një gjoks më të plotë. Kur më shihni me bikini, nuk kam dekolte si motrat e mia. Dua të them, dekolte me të vërtetë të bollshme”, është shprehur ajo, duke treguar gjoksin e saj.

(Foto: Instagram/khloekardashian)

Khloe ka shpjeguar se vesh një pjesë të sipërme me lateks në sutjena për ta bërë dekoltenë të duket tërheqëse.

“Kur vesh këtë bluzë, gjoksi im duket i mrekullueshëm dhe do të doja të ishte kështu gjatë gjithë kohës. Thjesht duhet t’i shihni pa këtë bluzë, por kjo është për një tjetër episod”, ka deklaruar Kardashian.

(Foto: Instagram/khloekardashian)

Kjo nuk do të ishte hera e parë që biondja bën korrigjime në trupin e saj. Në vitin 2021, ylli televiziv pranoi se kishte bërë një ndërhyrje në hundë dhe se kishte përdorur mbushës dhe kishte provuar Botoxin. Ndonëse u spekulua se kishte vendosur edhe implante në të pasme, ajo e mohoi këtë.

Khloe dhe motrat e saj janë shpesh në shënjestër të kritikave për “zbukurimin” e tepruar të fotografive që i shpërndajnë në rrjetet sociale duke i bërë shumë më të ndryshme sesa janë në realitet. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/khloekardashian)