LAJMI I FUNDIT:

KGjK nuk e miratoi dorëheqjen e Kabashiq, nga pozita e kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë

KGjK nuk e miratoi dorëheqjen e Kabashiq, nga pozita e kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (“KGJK”), në takim e mbajtur sot, shqyrtoi kërkesën e pranimit të dorëheqjes nga pozita e kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikola Kabashiq drejtuar kryesuesit dhe KGJK-së përmes postës elektronike me datën 14 shkurt 2018.

“Kryesuesi dhe KGJK, që nga data 14 shkurt 2018 kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me kryetarin Kabashiq, gjyqtarët dhe stafin mbështetës të Gjykatës Themelore të Mitrovicës me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të përshtatshme dhe që është në interes për funksionimin e Gjykatës në Mitrovicë.
Po të njëjtën ditë dhe në vazhdimësi, KGJK ka pranuar me shkrim dhe në forma tjera kërkesa nga gjyqtarët, stafi mbështetës dhe partnerët e sistemit gjyqësor që theksojnë, se kërkesa për dorëheqje e kryetarit Kabashiq duhet të trajtohet me kujdes dhe e njëjta të mos pranohet si e tillë.

Angazhimi dhe rezultatet e arritura në këtë Gjykatë, sidomos pas zgjedhjes se gjyqtarit Kabashiq në pozitën e kryetarit janë për t’u vlerësuar. Prandaj, bazuar në gjithë këtë dhe me qëllimin më të mirë që Gjykata Themelore e Mitrovicës të vazhdojë funksionimin, Këshilli nuk e aprovoi dorëheqjen e kryetarit Kabashiq, dhe kërkon nga ai që të njëjtën ta ri-shqyrtoj”, thuhet në njoftimin për media.
KGJK, mbetet e përkushtuar që bashkërisht me kryetarin, gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës të punojmë për përmirësimin e kushteve të punës dhe funksionalizimin e plotë të gjyqësorit me qëllim që të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, t’u mundësohet qasje në drejtësi dhe sundim të rendit dhe ligjit.
Shpresojmë se kryetari Kabashiq do t’i merr në konsideratë kërkesat e kolegëve, të KGJK-së, të partnerëve të gjyqësorit dhe interesin e qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori