LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i do të vazhdojë mbështetjen për sigurinë në Kosovë

KFOR-i do të vazhdojë mbështetjen për sigurinë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci. Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, e cila u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se është me rëndësi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.


Në këtë takim u bisedua edhe për format e bashkëpunimit në mënyrë që të koordinohen veprimet në bazë të përgjithësisë dhe mandatit që kanë Policia e Kosovës dhe trupat e KFOR-it në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, i premtoi mbështetje të mëtutjeshme ministrit Sefaj në fushën e sigurisë, por dhe në proceset e tjera demokratike nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës. /Telegrafi/