LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i mban ushtrimin “Stuhia Perëndimore” për menaxhimin e situatave emergjente

KFOR-i mban ushtrimin “Stuhia Perëndimore” për menaxhimin e situatave emergjente

Më shumë se 200 ushtarë të KFOR-it me 50 automjete dhe dy helikopterë morën pjesë në një testim, që për synim ka menaxhimin e situatave emergjente dhe procedurat e zbatueshme të komandës, kontrollit dhe komunikimit midis njësive.

Sipas një njoftimit për media, ushtrimi, i quajtur “Stuhia Perëndimore”, u organizua nga Komanda Rajonale Perëndimore e udhëhequr nga Italia dhe u zhvillua në fushën ajrore të Gjakovës.


Tutje në njoftim thuhet se ushtrimi përbëhej nga simulime reale të kontrollit të turmës dhe trazirave dhe evakuimi i personelit ushtarak të cilat u kryen nga ushtarë të Italisë, Polonisë, Hungarisë, Austrisë, Moldavisë, Sllovenisë dhe Turqisë.

“Njësitë nga Komandat Rajonale të KFOR-it, Batalioni i Rezervës Taktike dhe Njësia e Specializuar Shumëkombëshe u përfshinë në trajnim, i cili përfshiu katër faza: mbikëqyrja ajrore, vendosja e kordonëve dhe pikave të vëzhgimit, futja e trupave të helikopterëve dhe evakuimi i personelit mes trazirave”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, komandanti i KFOR-it gjeneral majori Michele Risi, vëzhgoi stërvitjen së bashku me përfaqësuesit e misionit evropian, EULEX dhe Policinë e Kosovës, së bashku me kolonel Eric Riley dhe kolonel Gianluca Figus, të cilët respektivisht udhëheqin Komandat Rajonale të KFOR-it në Lindje dhe Perëndim.

“Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është reaguesi i tretë i sigurisë pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe po kryen rregullisht stërvitje me të gjitha njësitë e saj për të ruajtur një nivel të lartë të gatishmërisë, në mënyrë që të përmbushë misionin e tij për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizje për të gjithë qytetarët në Kosovë, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori