LAJMI I FUNDIT:

KFOR: Kemi shtuar patrullat përgjatë rrugëve kryesore në pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjak

KFOR: Kemi shtuar patrullat përgjatë rrugëve kryesore në pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjak

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka zhvilluar një takim me zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe kryetarët e komunave të veriut për mundësinë e ndërprerjes së protestës.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media.


“Masat e miratuara, të diskutuara më parë nga Komandanti i KFOR-it me të gjitha institucionet në Kosovë dhe me Kryetarët e Komunave të Veriut, kanë për qëllim favorizimin e një përshkallëzimi të shpejtë të tensioneve të krijuara javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thotë KFOR.

Sipas njoftimit, KFOR shton se ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm në terren duke shtuar patrullat përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokimet e rrugëve dhe duke vendosur njësitë e tij në pikat e kalimit kufitar Jarinjë dhe Bërnjak.

Osmani kërkon nga bashkësia ndërkombëtare t'i kundërvihet Serbisë: Është burim i destabilizimit në rajon
Lexo po ashtu Osmani kërkon nga bashkësia ndërkombëtare t'i kundërvihet Serbisë: Është burim i destabilizimit në rajon

Tutje theksohet se kjo është në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB -së të vitit 1999.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 20 shtatori kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat e automjeteve që vijnë nga Serbia.

Kjo masë po kundërshtohet nga qytetarët serbë, të cilët kanë bllokuar rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Kosova ka vendosur njësitë speciale të Policisë në afërsi të këtyre dy pikave, ndërsa Serbia ka shtuar praninë ushtarake në zonën kufitare.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori