LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i deklarohet pas vizitës që komandanti Risi realizoi në Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Deçanit

KFOR-i deklarohet pas vizitës që komandanti Risi realizoi në Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Deçanit

Komandanti i misionit të drejtuar nga NATO në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi, ka vizituar sot Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Deçanit, e cila përfshin Manastirin Ortodoks serb të Deçanit, zonën religjioze të mbrojtur nga KFOR-i i cili vepron si reaguesi i parë i sigurisë.

Sipas një njoftimi, gjatë vizitës së tij, Gjeneral Risi u takua me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në zyrën e tij, me ftesë të Komunës.


Po sipas njoftimit, Komandanti i KFOR-it gjithashtu u takua me Peshkopin Sava Janjiq në Manastir.

Ramosaj: Nuk do të ndalet ndërtimi i rrugës afër zonës së Manastirit, është rrugë jetese për deçanasit
Lexo po ashtu Ramosaj: Nuk do të ndalet ndërtimi i rrugës afër zonës së Manastirit, është rrugë jetese për deçanasit

“Në të dy takimet u diskutua për situatën e përgjithshme në zonë, duke marrë parasysh ndikimin e veçantë në siguri të punimeve në rrugën R108 që shtrihet në afërsi të Manastirit Deçanit. Gjeneral Majori Risi riafirmoi angazhimin e paanshëm të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Vuçiq: Të ndalen punimet në zonën e Manastirit të Deçanit, BE-ja të bëjë presion ndaj Prishtinës
Lexo po ashtu Vuçiq: Të ndalen punimet në zonën e Manastirit të Deçanit, BE-ja të bëjë presion ndaj Prishtinës

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se Manastiri i Deçanit rrezikohet nga punimet që po zhvillohen afër saj.

Presidenti Vuçiq njoftoi se, për këtë arsye, në mbledhjen tjetër në Bruksel, Serbia do t’u kërkojë përfaqësuesve të Prishtinës dhe ndërmjetësve evropianë që të ndërpresin urgjentisht dhe përgjithmonë punimet e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori