LAJMI I FUNDIT:

Ramosaj: Nuk do të ndalet ndërtimi i rrugës afër zonës së Manastirit, është rrugë jetese për deçanasit

Ramosaj: Nuk do të ndalet ndërtimi i rrugës afër zonës së Manastirit, është rrugë jetese për deçanasit

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se për një asnjë çmim nuk do të ndalet ndërtimi i rrugës që kalon afër zonës së Manastirit. Ai ka thënë se punimet kanë filluar dhe janë̈ duke vazhduar për rregullimin e rrugës, por që dy ditë janë̈ aktivizuar si personeli i Manastirit po ashtu edhe zyrtarët e lartë të nivelit qendror dhe ndërkombëtar që t’i pengojnë̈ punimet në ndërtimin e rrugës së jetesës për deçanasit.

Ramosaj në një postim në rrjetin social Facebook thekson se nuk ka qëllim për ta provokuar as për t’i bërë dëme Manastirit të Deçanit por qëllimi i vetëm është që t’u krijohet mundësia qytetarëve të Deçanit për një jetë më të mirë, ashtu siç̧ jetojnë i gjithë njerëzimi.


Sipas tij, rruga është objekt i cili nuk i bën dëme Manastirit, si dhe renovimi i saj nuk bie ndesh me ligjin e zonë së veçantë në çka thirret përfaqësuesi i Manastirit.

“Nëse dikush ka bërë shkelje është vet Manastiri i cili ka lëshuar pëlqim për ndërtimin e objektit industrial të hidrocentralit mu pranë mureve të Manastirit. Përfundimisht punimet në ndërtimin e kësaj rruge nuk do të ndalen për asnjë çmim, sepse askujt nuk jemi duke i shkaktuar dëm, por jam duke krijuar mundësi për një̈ jetë më të mirë për qytetarët e mi”.

Ramosaj në një postim të mëhershëm e ka quajtur të “të çmendur” përfaqësuesin e Manastirit të Deçanit, Igumeni Sava Janjiq.

Lexoni të plotë postimin e Ramosajt:

“Në ditën kur kam marrë mandatin si kryetar i Komunës së Deçanit jam betuar se do të angazhohem për zhvillimin e qytetit tim, që të jetë një qytet joshës për qytetarët që jetojnë në këtë̈ komunë, të cilët ma kanë besuar këtë detyrë.

Shqetësimi im është varfëria dhe largimi i të rinjve që po ndodh çdo ditë, gjë̈që ky shqetësim po thellohet. Për ta ndalur këtë, jam i përkushtuar që të krijojë mundësi dhe t’i shfrytëzojë pasuritë për zhvillimin ekonomik. E kjo bëhet vetëm duke i shfrytëzuar bjeshkët tona me potencialin e tyre që na i ka dhuruar zoti. Për çudi këto të mira të dhuruara nga zoti, na i pamundësojnë njerëzit të cilët nuk ia duan të mirën qytetarëve të Deçanit.

U bën 20 vite pas luftës, ku nga atëherë e deri më tani askush nuk ka menduar se si qytetarëve të Deçanit t’u mundësohet  një  jetë më e mirë, por që nga atëherë Deçanit iu kanë servuar dhe iu kanë bërë mbi 20 të këqija që jeta e qytetarëve të bëhet e padurueshme dhe mos të kenë vullnet për të jetuar në vendin e tyre.

Bazuar në këto të bëra të cilat tani nuk dua t’i përmendi, qytetarët e Deçanit ende udhëtojnë nëpër rrugën e cila është kaluar më vështirësi, të cilën e shkatërruan dhe e degraduan me ndërtimin e hidrocentraleve, ku ndërtimi i tyre u përkrahë nga niveli qendror, dhe me pëlqimin e Manastirit të Deçanit.

Që këtë rrugë ta bëjë funksionale, e cila rrugë është ekzistuese dhe pronë e Ministrisë së Infrastrukturës, unë kam komunikuar me Manastirin nga të cilët kam marrë dakordim. Punimet kanë filluar dhe janë duke vazhduar për rregullimin e rrugës, por që dy ditë janë aktivizuar si personeli i Manastirit po ashtu edhe zyrtarët e lartë të nivelit qendror dhe ndërkombëtar që t’i pengojnë punimet në ndërtimin e rrugës së jetesës për deçanasit.

Theksoi se, nuk e kam qëllimin për ta provokuar as për t’i bërë dëme Manastirit të Deçanit por qëllimi i vetëm është që t’u krijohet mundësia qytetarëve të Deçanit për një jetë më të mirë, ashtu siç̧ jetojnë̈ i gjithë njerëzimi.

Rruga është objekt i cili nuk i bën dëme Manastirit, si dhe renovimi i saj nuk bie ndesh me ligjin e zonë së veçantë në çka thirret përfaqësuesi i Manastirit.

Nëse dikush ka bërë shkelje është vet Manastiri i cili ka lëshuar pëlqim për ndërtimin e objektit industrial të hidrocentralit mu pranë mureve të Manastirit.

Përfundimisht punimet në ndërtimin e kësaj rruge nuk do të ndalen për asnjë çmim, sepse askujt nuk jemi duke i shkaktuar dëm, por jam duke krijuar mundësi për një̈ jetë më të mirë për qytetarët e mi”. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori