LAJMI I FUNDIT:

Ketri la pa rrymë 2,000 banorë në Oregon

Ketri la pa rrymë 2,000 banorë në Oregon

Një ndërprerje e energjisë që preku 1,953 klientë në Oregon thuhet se ndodhi për shkak të një ketri.

Portland General Electric tha se 1,953 klientë në East Salem humbën energjinë rreth orës 10:42 të mëngjesit të së martës, dhe energjia u rikthye në orën 12:07 pasdite, transmeton Telegrafi.


PGE tha se një ketër ishte fajtor për ndërprerjen, por specifikat e veprimeve të kafshës ishin të paqarta.

Siç raportohet, Dominion Energy pati thënë se rreth 10 mijë klientë në Virxhinia humbën energjinë në shtator kur një ketër ra në kontakt me pajisjet e nënstacionit. Energjia u rikthye pas rreth një ore. /Telegrafi/