Menopauza është gjendje natyrale në jetën e çdo femre dhe zakonisht shfaqet rreth moshës 50-vjeçare. Mirëpo, simptomat mund të shfaqen edhe shumë më herët gjatë fazës e cila quhet perimenopauzë
Fjala është për periudhën kohore e cila fillon kur femra vëren ciklin jo të rregullt menstrual, ndërsa shfaqet midis moshës 30 dhe 40 vjeç, transmeton Telegrafi.
Për menopauzë karakteristike është që zvogëlohet niveli i estrogjenit dhe menstruacionet bëhen të parregullta. Vetëm pasi të kenë kaluar 12 muaj pa menstruacione, thjesht jeni në menopauzë.
Periudha e perimenopauzës mund të zgjasë edhe deri në disa vjet, ndërsa te disa femra mund të zgjasë edhe dhjetë vjet.
Simptomat e perimenopauzës
Krahas parregullsisë së ciklit, perimenopauzën e shoqërojnë një sërë simptomash të tjera, të cilat janë të ngjashme me ato që shumica e femrave zakonisht i lidhin me menopauzën. Veç tjerash, femra fillon vrullshëm të djersitet dhe ndien nxehtësi për shkak të çrregullimit hormonal.
Karakteristike është edhe ndryshimi i humorit, andaj femrat bëhen më të irritueshme, alarmante dhe depresive. Gjithashtu shfaqen edhe thatësia e vagjinës dhe pagjumësia.
Në një hulumtim shkencor 15 deri 25 për qind e femrave kanë thënë që në perimenopauzë i kanë ndier simptomat e depresionit, ka thënë gjinekologia Nanete Santoro.
“Nëse nëna juaj ka pasur menopauzë të hershme, ndërkaq mënyra juaj e jetesës është e ngjashme me të sajën, është më se e sigurt që do të kaloni nëpër skenar shumë të ngjashëm”,thotë gjinekologia Dr. Alyssa Dweck.
Si të përballemi me simptomat?
Perimenopauza dhe menopauza mund të kenë ndikim të madh në jetën tuaj, por mund t’ju ndihmojë mjaft biseda e hapur dhe e sinqertë me mjekun lidhur me mundësitë e shërimit.
Për fillim, mbase është mirë të ndryshoni mënyrën e jetesës dhe të ushtroni më shumë. Nëse pini duhan do të duhej të ndërprisni duhanin, por do të detyroheni të shmangni edhe alkoolin, posaçërisht verën e zezë dhe kafeinën. Ruajuni nga stresi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fëmijët që bëjnë këto 12 gjëra, kanë tru ‘shumë të ndjeshëm’ dhe ky konsiderohet një avantazh

Burri do t’ju tradhtojë, edhe pse keni martesë të lumtur: Ja përse

Xhinset e gjera të Jennifer Lopez duken si tuta tepër të lezetshme

Gjashtë arsye ‘të fshehta’ pse barku nuk ka asnjë ndryshim edhe pas dietës apo stërvitjes

Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Ekspertja shqiptare tregon si ndodh aborti dhe tregon se si mund ta parandaloni atë

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Gashi: Në bazë të ligjeve të Kosovës, të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Avokati serb: Numri i serbëve të vrarë në sulmin terrorist në veri mund të shkojë deri në 10, ka edhe të plagosur

Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

Kurti jep detaje të arsenalit të armëve të sekuestruara: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e terrorizmit

Arrestime, armatim i sekuestruar e reagime ndërkombëtare - e tëra që ndodhi përgjatë ditës së hënë

Avokatët zbardhin dëshmitë e serbëve të arrestuar për sulmin terrorist