Duket e natyrshme të stresoheni, teksa planifikoni ditën e madhe!
Ka kaq shumë gjëra për të menduar dhe një listë të gjatë për të bërë, nga finalizimi i numrit të të ftuarve deri te gjetja e veshjes perfekte, dekori i ambientit etj.
Ndërsa disa shenja të horoskopit e kalojnë këtë proces me lehtësi, të tjerat e shohin planifikimin e dasmës si goxha stresues.
Ja katër shenjat e horoskopit që shqetësohen në maksimum për këto aspekte organizative në ditën e altarit, shkruan Bustle.
Binjakët
Si shenjë Ajri, një Binjak nuk mund të vendosë për asgjë. Ata duan që dasma e tyre të jetë saktësisht perfekte, megjithëse nuk e kanë idenë se si duket perfekte. Binjakët janë shumë njerëz socialë, kështu që një pjesë e madhe e stresit ndodh kur ata përpiqen të përfshijnë shumë njerëz në këtë ditë të rëndësishme.
Ata stresohen mbi menynë dhe koston e dasmës, mbajnë parasysh shumë detaje specifike, si intoleranca ndaj glutenit, reaksionet që ka një i afërm ndaj ushqimeve të caktuara etj.
Gaforrja
Si shenjë Uji, Gaforrja është e lehtë të humbasë në një “det” emocionesh. Procesi i planifikimit të dasmës është shpesh stresues, sepse ata bëhen shumë sentimentalë. Një Gaforre qan kur zgjedh veshjen e dasmës, qan edhe në festën e beqarisë. Gjatë organizimit, të lindurit e kësaj shenje do t’u bërtasin miqve, më pas mes lotësh do u kërkojnë falje. Ndërsa duan një dasmë të madhe, ata përfundojnë me një numër të kufizuar njerëzish sepse Gaforret llogarisin gjithçka.
Virgjëresha
Virgjëreshat ëndërrojnë për një martesë përrallore ku çdo detaj përputhet me vizionin e tyre të përsosmërisë. Ata shpesh kanë lista të detajuara me emra dhe kontakte, sidomos falë syrit të tyre të mprehtë, ata shqetësohen edhe për nuancën e vërtetë të së bardhës në mbulesat e tavolinave apo në buqetat me lule. E gjithë kjo vëmendje ndaj detajeve do të thotë se Virgjëresha është gati të ndërhyjë edhe pse në ditën e madhe të dasmës, nëse diçka shkon keq apo jo sipas planifikimit.
Peshorja
Peshorja, e sunduar nga Afërdita është e dashuruar pas bukurisë dhe harmonisë. Kjo do të thotë se ata duan një dasmë të madhe që është mishërim i elegancës dhe ekuilibrit dhe teksa planifikojnë, ata përjetojnë momente pavendosmërie. Kërkimi i tyre i për përsosmërinë nuk ka të bëjë vetëm me standardet, por edhe me reagimin e miqve të tyre, shpesh duke i bërë ata të angazhohen si emocionalisht ashtu edhe financiarisht. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Këshilla për një trup me muskuj të ndërtuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës