LAJMI I FUNDIT:

Këto objekte në shtëpinë tuaj mund të bëjnë që interneti të mos punojë siç duhet

Këto objekte në shtëpinë tuaj mund të bëjnë që interneti të mos punojë siç duhet

E kush nuk e ka provuar stresin që shkakton një internet i dobët?

Ndonjëherë problemi qëndron te shërbimi i kompanisë që keni zgjedhur, por në shumicën e rasteve problemi qëndron te disa objekte apo mobilie që kemi në shtëpi dhe që ndodhen pranë kutisë që shpërndan internetin apo pranë kompjuterit.

Sipas BrightSide këto objekte janë “armiqtë” kryesorë të wireless-it.

Sipërfaqet dhe mobiliet prej metali

Metali është përçues, që do të thotë që thith elektricitet. Duke qenë se WIFI-a çliron valë elektromagnetike, çdo sipërfaqe apo objekt metali në shtëpinë tuaj do ndalojë përhapjen e valëve. Nëse nuk dëshironi të këni probleme të tilla, mbajeni shpërndarësin larg sipërfaqeve metalike.

Muret me tulla dhe gurë

Disa mure që pengojnë sinjalin e WIFI-së janë kryesisht të përbëra prej materialeve: mermer, çimento, beton, suvaja dhe tullat. Kjo shpjegon se pse në shtëpitë me dy kate, në njërin prej tyre ka internet më të dobët. Për ta shmangur këtë gjë, mbajeni pajisjen e internetit larg mureve.

Pasqyrat

Ashtu siç reflekton imazhin tonë, pasqyra kthen mbrapsht edhe sinjalin e internetit. Nëse pajisjen e internetit e mbani pranë pasqyrës do të keni internet më të dobët dhe më të ngadaltë.

Frigoriferi dhe rrobalarësja

Pajisjet elektrike që kanë tuba dhe qarkullojnë ujë nuk janë shumë miqësore me sinjalin e internetit.

Monitorët e vegjël

Edhe pse monitorët e vegjël kërkojnë të lidhjen me WIFI për të funksionuar, duhet t’i mbani sa më larg pajisjes së internetit për të pasur një lidhje më të mirë.

Dronët

E njëjta gjë vlen edhe për dronët, kështu që mbajini edhe ata sa më larg kutisë shpërndarëse.

Mikrovala

Mikrovala është një tjetër objekt që ndikon në cilësinë e internetit. Nëse keni një mikrovalë pranë pajisjes së internetit, vendoseni këtë të fundit në një nivel më të lartë se mikrovala për të pasur një lidhje më të mirë interneti.

Dritat e bredhit të Viti të Ri

Dritat e bredhit të Viti të Ri mund të jenë gjithashtu shkak për sinjalin e dobët të internetit. Fusha magnetike e dritave ndërvepron me valët elektrike të internetit, kështu që në dhjetor mbajeni pajisjen e internetit larg pemës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori