LAJMI I FUNDIT:

Këto lule mbillen në shkurt: Tani është pikërisht koha e duhur të përgatitni kopshtin e mrekullueshëm pranveror!

Këto lule mbillen në shkurt: Tani është pikërisht koha e duhur të përgatitni kopshtin e mrekullueshëm pranveror!

Pas disa muajve do të keni një kopsht për të cilin të gjithë komshinjtë do t’jua kenë zili.

Dielli i cili na ka ngrohur gjatë disa ditëve të kaluara na ka ndihmuar që me të madhe të fillojmë të mendojmë për lulet dhe rregullimin e ballkonit dhe kopshtit.


Për të pasur kopsht shumëngjyrësh kur të vijë pranvera, tani është koha e duhur të filloni punët e vogla kopshtare, por edhe për të mbjellë lule në saksi.

Meqenëse shkurti është i paparashikueshëm dhe i paqëndrueshëm, në këtë muaj lulet mbillen në hapësirë të mbrojtur, për shkak të ngricave të papritura.

Shkurti është periudha ideale për të mbjellë petunia, karafila, sherbela dhe lobelia, por nëse dheu nuk është i ngrirë, në kopsht mund të mbillni edhe lule me qepujka si p.sh. gladiolat. Nëse keni planifikuar mbjellje lulesh me fara, në shkurt duhet t’i mbillni në saksi. /Telegrafi/