Me këto katër shenja të horoskopit do ta keni vështirë: Mbretër që nuk kërkojnë kurrë falje

Disa njerëz kërkojnë falje lehtësisht edhe kur nuk janë fajtorë për mirësjellje, paqe në shtëpi apo thjesht sepse nuk e durojnë tensionin
Por pastaj janë edhe këta të tjerët. Ndoshta mund të falin, por ta pranojnë fajin? Vështirë. Pothuajse e pamundur.
Ja katër shenja të horoskopit që e kanë thuajse të pamundur të thonë “më fal”, dhe arsyet pse kjo fjalë u duket kaq e vështirë.
Luani
Luani nuk bën gabime. Të paktën kështu mendon vetë. Në mbretërinë e tij, ai është ai që di, vendos dhe udhëheq dhe, siç dihet, mbretërit nuk kërkojnë falje.
Nëse e përballni me një gabim, do t’ju shikojë me një shprehje që thotë: “Vërtet mendon se kjo ishte një gabim?” Edhe nëse e kupton (në heshtje) se ka gabuar, do të përpiqet t’ju zbusë me sharmë, komplimente apo një ftesë për kafe, por fjalën “më fal” me gjasë nuk do ta dëgjoni.
Akrepi
Akrepi nuk harron. Dhe nuk pranon humbje. Kur bën një gabim, në mendjen e tij fillon një operacion i tërë strategjik: si ta rregullojë situatën pa pasur nevojë të kërkojë falje.
Mund të bëjë gjithçka për ju, madje t’ju shpëtojë nga një apokalips, por jo të thotë “më fal”? Vetëm nëse ndodh ndonjë dukuri e rrallë qiellore. Akrepi e ndien thellë kur gabon, por t’i tregojë dikujt këtë dobësi i duket tepër e vështirë. Për të, një ndjesë është si të heqë të gjithë mbrojtjen dhe këtë nuk e bën lehtë, transmeton Telegrafi.
Ujori
Për Ujorin, kërkimi i faljes shpesh duket i pakuptimtë. Pse të kërkojë falje kur gjithçka është relative dhe e vërteta ka shumë shtresa? Kur bën një gabim, Ujori priret të tërhiqet dhe të ofrojë një shpjegim teorik për sjelljen e vet. Në vend të “më fal”, mund të dëgjoni: “E di, kur mendon më thellë, sjellja jonë është produkt i konstrukteve shoqërore…”
Nëse prisni një falje të drejtpërdrejtë, do të zhgënjeheni. Por nëse adhuroni diskutime filozofike me tri kapituj, jeni në vendin e duhur.
Demi
Demi rrallë e pranon fajin, sepse është i bindur se vepron drejt. Edhe kur bën diçka gabim, mendon se rrethanat nuk i kanë lënë zgjidhje tjetër. Nuk është se nuk dëshiron të kërkojë falje, thjesht nuk e sheh të nevojshme.
Falja e tij mund të vijë në formën e një darke të shijshme, një rafti të riparuar apo faktit që ju lejon të zgjidhni filmin për mbrëmje. Nëse prisni ndjesë me fjalë, ndoshta më mirë të kënaqeni me gjestet e tij të heshtura, por domethënëse, për pajtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si dhe sa shpesh duhet t’i ujitni trëndafilat gjatë verës: Më të bukur, të shëndetshëm dhe plot lule

Shpejt dhe pa kosto: Nëntë ide kreative për mobilie unike nga arkat druri

Shtëpi e bukur në natyrë, me enterier magjepsës brenda (+ Plani)

Shtëpi e bukur në natyrë, me enterier magjepsës brenda (+ Plani)

Një shtet evropian ka këtë shenjë, një tjetër po mendon për përdorimin e tij. A e dini për çfarë shërben?

Shpejt dhe pa kosto: Nëntë ide kreative për mobilie unike nga arkat druri

Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Si dhe sa shpesh duhet t’i ujitni trëndafilat gjatë verës: Më të bukur, të shëndetshëm dhe plot lule

Ku pulson erotizmi i botës? Burrat mesdhetarë kryesojnë si partnerët më të dëshiruar në botë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë