LAJMI I FUNDIT:

Këto janë veturat e reja ultra të shpejta të policisë (Foto)

Këto janë veturat e reja ultra të shpejta të policisë (Foto)

Tashmë është një fakt i njohur, që policia në vendet e pasura të Lindjes së Mesme qarkullon me mjetet më të shpejta të mundshme në rrugë për të ndaluar kundravajtësit.

Policia në këto vende është e pajisur me vetura super të shpejta siç janë: Lambroxhini, Porshe, apo Bugati.


Policia e Abu Dhabit është pajisur me një set të ri veturash ultra të shpejta, Lykan Hypersport Porsche.

vetura 2

Një mjet i tillë kushton 3.4 milionë dollarë amerikanë, dhe është e pamundur që keqbërësit t’i shpëtojnë policisë në rrugë.

Ato janë pajisur me motorë “VV” 3.8-litra, kanë 770 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga zero deri në 100 km/h e arrijnë për 2.8 sekonda.

Shpejtësia e tyre maksimale arrin në 386 km/h duke i bërë ndër veturat më të shpejta në botë.