Këto janë tetë zyrtarizimet e bujshme që mund t’ju kenë ikur më 5 korrik (Foto)

Afati kalimtar i verës tashmë ka filluar dhe ekipet kanë filluar të sjellin lojtarë të rinj në ekipe.
Dy blerjet më të bujshme sot i kanë realizuar Real Madridi dhe Arsenali.
Ky i fundit ka sjell në radhët e veta sulmuesin francez Alexandre Lacazette, i cili u transferua për shumën prej 53 milionë euro nga Lyon, transmeton Telegrafi.
Reali ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë nga rivali lokal Atletico Madrid, Theo Hernandez, i cili ka kushtuar 31 milionë euro Los Blancos.
Gjithashtu edhe skuadra e trajnerit shqiptar Besnik Hasit, Olympiacos ka përforcuar ekipin me sulmuesin nigerian Emanuel Emenike, i cili ka kushtuar dy milionë euro.
Më poshtë keni gjashtë transferimet më të bujshme të ditës së sotme. /Telegrafi/
Lacazette për 53 milionë euro te Arsenali






















































