LAJMI I FUNDIT:

Këto janë rregullat që duhet t’i ndjekin nxënësit dhe mësuesit pas hapjes së shkollave në Mbretërinë e Bashkuar

Këto janë rregullat që duhet t’i ndjekin nxënësit dhe mësuesit pas hapjes së shkollave në Mbretërinë e Bashkuar

Qeveria britanike sot lëshoi ​​planet e saj për t’i mbrojtur nxënësit nga coronavirusi, duke përdorur një shirit ndarës në dysheme për t’i mbajtur fëmijët larg njëri-tjetrit. 

Nga 1 qershori, fëmijët e shkollave fillore në pritje, klasa 1 dhe  6 do të kthehen dhe Boris Johnson insistoi se do të ndodhte ashtu siç ishte planifikuar, transmeton Telegrafi.

Por lëshimi i udhëzimeve nga qeveria akoma mund të shkaktojë më shumë mosmarrëveshje.

Unioni Kombëtar i Arsimit (NEU) po kundërshton një kthim nga 1 qershori, por i kanë respektuar udhëzimet që ka lëshuar qeveria për mësuesit.

Hapat kryesorë të përshkruar në udhëzimet për mësuesit janë:

  • Sigurohuni që çdo sipërfaqet e prekur nga fëmijët të pastrohet disa herë në ditë;
  • Mundohuni të mbani grupe të vogla të qëndrueshme të fëmijëve së bashku gjatë gjithë ditës;
  • Shenjat ndarëse mund të ndihmojnë në mbajtjen fëmijëve larg njëri-tjetrit;
  • Hiqni të gjitha lodrat e buta ose ndonjë lodër që është e vështirë për t’u pastruar;
  • Sigurohuni që fëmijët dhe stafi me simptoma të COVID-19 të mos hyjë në klasë;
  • Siguroni distancimin shoqëror të grupeve të fëmijëve dhe stafit sa më shumë që të jetë e mundur;
  • Sigurohuni që duart të lahen rregullisht gjatë gjithë ditës;
  • Sigurohuni që fëmijët të kenë hapësirën e kërkuar;
  • Kufizoni vizitorët dhe mbajini dritaret e hapura për ventilim;
  • Të gjitha aktivitetet e planifikuara duhet të vlerësohen nëse janë të rrezikshme si pasojë e coronavirusit;
  • Institucionet duhet të kenë një politikë për t’iu përgjigjur një rasti të coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori