LAJMI I FUNDIT:

Këto janë pesë veturat më pak të shitura të vitit (Foto)

Këto janë pesë veturat më pak të shitura të vitit (Foto)

Bazuar në katërmujorin e parë të vitit 2016, këto janë pesë veturat që janë kërkuar më së paku në Shtetet e Bashkuara.

Shkaku i kualitet jo të duhur, mungesës së kreativitetit apo ndonjë shkaku tjetër, këto makina kanë mbetur në sallone duke mos joshur klientët, transmeton Telegrafi.


pesev01 Në vendin e pestë, me vetëm 262 njësi të shitura është Cadillac ELR. Ky model, është parë edhe më herët si i dështuar dhe brenda dy vitesh do të largohet nga tregu.

pesev02 Kia K900 është në vendin e katërt, me vetëm 249 njësi të shitura deri më tani. Nuk dihen arsyet konkrete, por duket se Kia, sado që luksoze, nuk po pëlqehet nga amerikanët.

pesev03 Me 217 njësi të shitura është modeli Z4 nga BMW. Njëjtë sikurse Cadillac ELR, edhe ky model do të hiqet nga tregu deri në vitin 2018.

pesev04 Në vendin e dytë është Mercedes B-Class, me vetëm 161 vetura të shitura. Kompania i lë fajin krizës ekonomike, por njohësit e veturave i lënë fajin mungesës së kreativitetin.

pesev05 E, në vendin e parë me më së paku shitje, është vetura Porsche, mirëpo nuk jepet shifra e saktë se sa është shitur gjatë këtij viti. /Telegrafi/