LAJMI I FUNDIT:

Këto janë dy shtetet që kanë pagat më të mira

Këto janë dy shtetet që kanë pagat më të mira

Zvicra dhe Islanda kanë pagat më të mira në Evropë, paga më e lartë në vendet e Evropës është në Zvicër. Punonjësit atje marrin 4 mijë e 421 euro në muaj.

Pas Zvicrës sipas të dhënave të “Wikipedia”, bazuar në informacionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, vendi i dytë në këtë renditje i takon Islandës me 3 mijë e 430 euro pagë.


Më pas renditet Norvegjia me 3 mijë e 405 euro pagë, Danimarka 3 mijë e 270 euro, Luksemburgu 3 mijë e 159 euro, Suedia 2 mijë e 713 euro, Finlanda 2 mijë e 509 euro, Irlanda 2 mijë e 479 euro, Gjermania 2 mijë e 270 euro dhe në fund Franca 2 mijë e 225 euro. Në Kosovë paga mesatare neto është rreth 405 euro, ndërkaq në Shqipëri është më e ultë, rreth 347 euro./Telegrafi/