LAJMI I FUNDIT:

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE) ka publikuar çmimet e reja me pakicë të derivateve të Naftës, ku ka ndryshime të pakta.

Çmimi i benzinës nuk lëvizë dhe mbetet i njëjtë, kurse pritet që të rritet çmimi i naftës për gjysëm denari për litër. Çmimi me pakicë për Eurodiesel (D-EV) do të bëhet 47 denarë për litër, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të jetë 35.5 denarë për litër.


Eurosuper (BS-95) mbetet 60.5 denarë për litër, kurse Eurosuper (BS-98) mbetet 62.5 denarë për litër. Mazuti M-1 NS do të shitet për 24.187 denarë për kilogra.

Këto çmime përshtaten sipas lëvizjes së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare./Telegrafi/