LAJMI I FUNDIT:

Këto janë çmimet e pritshme të serisë së re iPhone 15

Këto janë çmimet e pritshme të serisë së re iPhone 15

Gjenerata e ardhshme e telefonave të iPhone, seria e iPhone 15, do prezantohet vetëm brenda pak ditësh në një event të Apple, i planifikuar të mbahet me 12 shtator, dhe me siguri se shumë njerëz pyesin rreth çmimeve të këtyre telefonave.

Ka shumë thashetheme se iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max do të jenë të paktën 100 dollarë më të shtrenjtë se gjenerata e mëparshme.


Megjithatë, sipas raportit të fundit nga TrendForce, përdoruesit që kërkojnë të blejnë iPhone 15 Pro standard mund të rijnë të qetë, transmeton Telegrafi.

Ngadalësimi i ekonomisë globale, inflacioni dhe rritja e kostove. Fatkeqësisht, këto terma financiarë i dëgjojmë shpesh sot, pasi numri i lajmeve për ngritjen e çmimeve vazhdon të rritet.

Prej disa kohësh qarkullojnë thashethemet se Apple do të dalë me një zhvillim të ngjashëm.

Ndërsa thashethemet po qarkullojnë për modelet e iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max, një raport i ri nga TrendForce ka mbërritur që është sa inkurajues aq edhe konfuz.

Sipas këtij raporti, iPhone 15 Pro në SHBA përsëri do ta ketë çmimin fillestar prej 999 dollarëve. Raporti, i publikuar më 8 shtator 2023, parashikon gjithashtu se çmimi i modelit iPhone 15 Pro Max do të rritet me 100 dollarë, duke filluar nga 1,199 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Kalo në kategori