E përlotura Lupita Njong’o, fituese e “Oscar” për rolin dytësor të femrës në filmin “12 vite robëri”, ka përfunduar sezonin e shpërblimeve holivudiane si e përkëdhelura e industrisë së modës, në saje të siluetave seksi dhe ngjyrave shkëlqyese.


Lupita Nyongo Best Dressed SAG Awards 2014 Video

“Prada dhe është qepur për mua,” tha ajo në tapetin e kuq të Teatrit Dolby. “Kjo është një e kaltër që më kujton qiellin e Najrobit.” Aktorja 31-vjeçare është dominuar për rolin e saj si Patsey në filmin e Steve McQueen, “12 vjet Skllav” (12 Years A Slave) në rolin kryesor pasi mbaroi shkollën e aktrimit.

Pavarësisht se nuk u dominua këtë vit, Charlize Theron u bë pjesë e listës së fustaneve të mahnitshëm, duke veshur një fustan të zi dramatik të firmës Dior. 

Charlize Theron Oscars 2014

Ylli i Afrikës së Jugut arriti në këtë event pa partnerin e saj aktual, Sean Penn, por shkëlqeu në fustanin e zi duke treguar shpatullat e saj të holla, një kurriz të bukur dhe elegant.

Naomi Wats ra në sy për fustinn e bardhë të koleksionit Calvin Klein dhe për varësen e argjendtë në qafë.

naomi watts 191418337515 jpg gallery max(1)

Ajo erdhi pa partnerin e saj Liev Schreiber duke thënë se “Ai ishte me fëmijët në shtëpi. 

Angelina Jolie shoqërohej nga Brad Pitt, e veshur me një fustan Elie Saab.

441090 actors brad pitt and angelina jolie wearing a silver elie saab gown ar

Çifti mori duartrokitjet më të shumta nga fansat që po prisnin në radhë.

E nominuara për aktoren më të mirë, Cate Blanchett ishte veshur me një fustan përrallash, Giorgio Armani Prive, në ngjyrë argjendi dhe me bisht.

catedfdfd

“Është i rëndë, por e dashuroj,” tha ajo. 

E nominuara për aktoren më të mirë mbështetëse, Julia Roberts arriti me një fustan konservator Givenchi, ndërsa Penelope Cruz me një fustan rozë me të zezë. 

julia roberts oscars 2014

Kate Hudson ishte veshur me një fustan të bardhë Versace.

Kate Hudson Dress Oscars 2014

Nëna e saj, Goldie Hawn shoqërohej nga partneri i saj Kurt Russell e veshur me një fustan të artë prej mëndafshi.

Sandra Bullock kishte veshur një fustan Alexander McQueen.

sandra bullock oscars alexander mcqueen

Flokët i kishte bërë kaçurrela të hedhura në njërën anë. 

Lady Gaga ishte veshur më pak çuditshëm se zakonisht, me një fustan klasik ngjyrë floriri dhe pa rripa.

lady gaga oscars 2014

Anne Hathaway, që u dominua me çmimin aktorja më e mirë mbështetëse për rolin e saj në “Të mjerët” vitin e shkuar, dukej e sofistikuar në fustanin e zi Gucci të lidhur në qafë. 

AnneHathawayInGucciOscars2014

Meryl Streep, që u nominua për filmin "August: Osage County", arriti e feshur me një fustan ngjyrë kremi dhe të zi, Lanvin dhe dukej e lumtur dhe e relaksuar në tapetin e kuq, tek bënte shaka me miken e saj të vjetër, Glenn Close.

Glenn Close Meryl Streep 2014 Oscars

/Telegrafi/