LAJMI I FUNDIT:

Këto janë 18 vendet më të korruptuara në botën e zhvilluar

Këto janë 18 vendet më të korruptuara në botën e zhvilluar

Çdo vit, Transparency International, publikon Indeksin rreth Percepcionit të Korrupsionit, një sondazh që paraqet vendet më të korruptuar në botë.

Në bazë të këtij sondazhi, bëhet fjalë për 168 vende, ku me 0 janë vlerësuar vendet më të korruptuara, ndërkaq me 100 pikë ato më pak, përcjell Telegrafi.


Vendet që shihen si më të korruptuarat priren të jenë në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, në shoqëritë me sisteme të dobëta ligjore dhe qeveritare dhe varfëri të përhapur. Për shembull, Somalia kryeson listën e këtij viti, me Korenë e Veriut dhe Afganistanin shumë afër.

Por, Business Insider ka vendosur që tu hedh sy vendeve të pasura, demokratike, në të cilat korrupsioni është më i përhapur, përcjell Telegrafi.

18) Irlanda — Duke shënuar 75 pikë, Irlanda llogaritet ndër vendet më pak të korruptuara në botë. Megjithatë, në vitin 2015, në një dokumentar të publikuar nga një televizion vendor, thuhet se politikanë të të gjitha niveleve kanë deklaruar gabimisht përfitimet e tyre.

17) Japonia — Përderisa Japonia llogaritet si një nga vendet relativisht të korruptuara sipas standardeve globale, thuhet se zyrtarët në pension të qeverisë janë vendosur në krye të kompanive japoneze, edhe pse ata nuk kanë përvojën e duhur.

16) Kili — Është një nga më pak të korruptuarat në Amerikën Latine, ku vende si Brazili, Venezuela, dhe Paraguai janë të mbushura me “ryshfete dhe mashtrime”. Në përgjithësi, Kili shënoi 70 pikë, tre më pak se në indeksin e vitit të kaluar.

15) Estonia — Në vitin 2012, presidenti Toomas Hendrik Ilves, ndihmoi implementimin e aktit antikorrupsion në ngritjen e transparencës në sektorin publik. Kjo ka bërë që edhe të rritet indeksi pozitiv i korrupsionit nga 69 në 70.

14) Franca – Është bërë më pak e korruptuar në vitin e kaluar dhe se tanimë korrupsioni nuk është i përhapur masivisht.

13) Portugalia — Në një hulumtim të vitit 2015, 83 për qind e portugezëve kanë thënë se korrupsioni dhe ryshfeti janë të shpërndara në vend. Ndërkaq në vitin 2014, ish kryeministri Jose Socrates u arrestua për mashtrim fiskal dhe pastrim parash.

12) Polonia – Duke shënuar 62 pikë në Indeks, Polonia ka mundur të shmanget në listën e dhjetë vendeve më të korruptuara.

11) Izraeli — sipas Indeksit, ky vend ka mundur të arrijë vetëm në 61 pikë. Në maj të 2015, ish-kryeministri Ehud Olmert u dënua se kishte marrë në mënyrë të paligjshme më shumë se 150.000 dollarë nga një manjat amerikan.

10) Sllovenia — Kanë ekzistuar disa skandale të korrupsionit të profilit të lartë në Slloveni gjatë viteve të fundit. Për shembull, në vitin 2013 dhe 2014, ka pasur protesta masive kundër kryeministrit Janez Jansa dhe liderit të opozitës, Zoran Jankoviq, sepse ata ishin akuzuar për dështim në deklarimin si duhet të pasurisë së tyre personale.

9) Spanja — Para rizgjedhjes së tij të fundit, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy u akuzua për korrupsion nga figura të njohura të opozitës, dhe së fundmi një skandal i ri ka goditur Partinë Popullore, kur 24 persona u arrestuan mbi akuzat për ryshfet. Në përgjithësi, Spanja fitoi 58 pikë nga Transparency International.

8) Republika Çeke — Nga Indeksi i Percepcionit të Korrupsionit, ky vend ka fituar 56 pikë, një rritje kjo për krahasim nga viti i kaluar kur kishte arritur 51 pikë. Rezultati duket se reflekton fundin e një skandali të madh korrupsioni politik, i cili në vitin 2013 çoi atëherë kryeministrin Petr Necas që të japë dorëheqje, përcjell Telegrafi.

7) Koreja e Jugut – Korrupsioni ishte një çështje e madhe në Korenë e Jugut në vitin 2015, me Kryeministrin Lee Wan-koo, i cili u detyrua të japë dorëheqje në prill, pasi u akuzua për marrje ryshfeti.

6) Hungaria — Me një rënie nga 54 në 51 pikë, Hungaria është bërë edhe më e korruptuar. Dhënia e ryshfetit për doktorët dhe kirurgët është diçka shumë e shpërndarë në vend – për të cilën gjë rreth 92 për qind e hungarezëve mendojnë se është diçka normale për tu bërë.

5) Sllovakia — Në vitet e fundit, i ashtuquajturi Scandal Gorilla – ku politikanët, zyrtarët dhe drejtuesit e biznesit janë akuzuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit për të siguruar kontrata – ka qenë në agjendën politike të Sllovakisë.

4) Greqia – Korrupsioni në Greqi ka rënë që nga viti i kaluar. Praktika e “fakelaki”, një term i gjuhës së folur për ryshfet për të marrë shërbimin më të mirë, është diçka e përhapur në vend.

3) Italia – Korrupsioni në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës është i lidhur shpesh me ish-kryeministrin Silvio Berluskoni, i cili ka qenë i akuzuar për korrupsion disa herë. Ai u dënua për evazion fiskal në vitin 2013, dhe u gjet fajtor për ryshfet ndaj një senatori në vitin 2015. Italia shënoi 44 pikë në Indeksin e Perceptimit të korrupsionit.

2) Turqia – Turqia renditet si vendi më i korruptuar në Evropë, duke shënuar 42 pikë nga 100. Në vitin 2013, vendi u trondit nga një skandal masiv, që përfshiu drejtorin e një banke shtetërore. Shumë njerëz të lartë të biznesit thuhet se merren me ryshfete, mashtrime, kontrabandë dhe pastrim të parave.

1) Meksiko – Deri më tani vendi më i korruptuar është Mexico, duke shënuar vetëm 35 pikë. Kjo ndoshta nuk duhet të duket befasuese duke pasur parasysh se Meksika është në zemër të tregtisë së drogës Amerika Latine në SHBA. Joaquin “El Chapo” Guzman ka arritur të ikë nga burgu dy herë, duke dhënë ryshfete të mëdha për zyrtarët e burgut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori