Nga pikëpamja e higjienës, nuk është zgjedhje e mirë veshja e të njëjtave rrobave çdo ditë, por cilët janë dy artikujt që patjetër nuk duhet t'i vishni pa i lënë të paktën një ditë në shtëpi, thënë ndryshe dy ditë rresht?

1- Sytjenat
'Nuk jemi të sigurt nëse femrat e dinë këtë'- shkruan shefinds.com, por nuk duhet absolutisht të vishni të njëjtët sytjena ditë pas dite. Ato kanë nevojë të qëndrojnë një ditë pushim në shtëpi. Pasi i keni mbajtur sytjenat të veshura gjithë ditën, elasticiteti i tyre është shpërdorur ndaj ato kanë nevojë për kohë që ta rikuperojnë formën e tyre dhe të rivishen sërish.


27142 DEFAULT l

Përdorni sytjenat alternative që keni ose investoni disa para më shumë në disa palë të tjera, në mënyrë që t'i vishni ato pas disa ditësh.

2- Këpucët
Ka mijëra njerëz që zotërojnë të paktën një palë këpucë dhe i veshin ato çdo ditë. Ndaj, më e mira do të ishte të mos vishnit të njëjtat palë këpucë çdo ditë, shkruan Anabel. Njësoj si sytjenat, këpucët kanë nevojë të qetësohen dhe bashkë me to edhe këmbët e tuaja gjithashtu.

How to Take Care of Your Shoes

"Duke veshur të njëjtat palë apo të njëjtin stil këpucësh çdo ditë, ju jeni duke ushtruar presion të përsëritshëm në zonat më të rëndësishme të këmbës suaj"- thotë Dr. Jaleh Hoofar. /Telegrafi/