LAJMI I FUNDIT:

Këto çifte të famshme, thanë ‘Po’, që në takimin e parë (Foto)

Këto çifte të famshme, thanë ‘Po’, që në takimin e parë (Foto)

U njohën apo nuk u njohën, kjo nuk ka më asnjë rëndësi. Këto çifte të famshme i thanë njëri-tjetrit ‘Po’, pa u takuar kurrë më parë.

Ju vetë do ta merrnit guximin për të vepruar kështu? Epo këto çifte po ja dalin për mrekulli.


Reese Witherspoon dhe Jim Toth

Aktorja e famshme, fituese e çmimeve Oscar, e takoi për herë të parë agjentin e talenteve të reja në një festë të një shoku të saj. Befas, aty plas një sherr me grushte, mes mysafirësh të dehur dhe pa logjikë, që godisnin njëri-tjetrin. Aty ndërhyn Toth, me elegancën dhe stilin e tij i kërkon me mirësjellje që ta ndërpresin sherrin, debatin.

Kaq mjaftoi, dhe Witherspoon e piketoi njeriun e ardhshëm të jetës së saj. Ata u martuan vetëm një vit më pas.

Alec Baldwin dhe Hilaria Thomas

Aktori i njohur dhe Hilaria u prezantuan për herë të parë në shkurt të vitit 2011 në Pure Food and Wine, një restorant vegan ky. “Unë isha duke qëndruar pranë derës me miqtë e mi kur Alec eci drejt meje, mori dorën time dhe më tha: Unë duhet të të njoh ty”.

Asokohe Hilaria ishte 27 vjeçe dhe punonte si instruktore joge. “Pashë menjëherë se ajo ishte shumë e përkushtuar dhe një mbretëreshë e jogës”, është shprehur Baldwin për bashkëshorten e tij.

Tom Brady dhe Gisele Bundchen

Edhe ky çift ka ndjekur këtë teknikë, duke i thënë “Po” njëri tjetrit që në takimin e parë. Futbollisti dhe modelja janë njohur nëpërmjet miqve të përbashkët.

“Disa miq më thanë se do të më prezantonin një vajzë e cila ishte fiks për mua, kështu që unë e besova,” është shprehur Tom në një intervistë.

Matt Damon dhe Luciana Barroso

Aktori i njohur e takoi Lucianan gjatë xhirimeve të filmit “Stuck on you” në Michigan. Pas një dite të gjatë pune në shesh xhirimeve, ekipi realizues i produksionit e ftoi Matt që të dilnin për një pije në darkë.

“Nuk e di si ndodhi gjithçka kaq papritur. Sot jemi një çift i dashuruar dhe me katër fëmijë. U njohëm në lokal nate. Morali i gjithë tregimit? Kur jeni të lodhur dilni në darkë dhe argëtohuni. Pini një pije, frekuentoni vende të reja, ku i dihet, aty mund të takoni gruan e jetës suaj”. Ata janë martuar në dhjetor të vitit 2005.

Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian

Në një seri të “Keeping up with the Kardashians” Khloe zbuloi se si e kishte njohur partnerin e saj.

“Ishim në një hotel në Bel–Air. Miqtë e mi më prezantuan me Tristan dhe më pas ne dolëm në takim. Kaq më mjaftoi për të kuptuar se ai ishte i duhuri.”

Anne Hathaway dhe Adam Shulman

Edhe këta të dy u shtynë nga miqtë e tyre për të dalë në një takim. Dy vite më vonë ata zyrtarizuan lidhjen e tyre.

Chris Hemsworth dhe Elsa Pataky

Aktori australian sapo e pa e kuptoi menjëherë se Elsa ishte e duhura.

“Ajo ishte e bukur dhe më një sens të paparë humori. Ishte tamam vajza me të cilën doja të dilja,” është shprehur në një intervistë aktori.

Eddie Redmayne dhe Hannah Bagshawe

Redmayne dhe Bagshawe e filluan gjithçka si miq…Redmayne studionte në Kolegjin Eton, shkollën e konvikteve angleze, ndërsa Bagshawe ndoqi një shkollë fqinje të konvikteve për vajzat. Kur Bagshawe dhe shokët e saj të klasës organizuan një shfaqje mode për bamirësi, Redmayne u bë vullnetar për të ecur në pistë.

“Dikush e kuptoi shpejt që unë isha djaloshi i zjarrtë, edhe pse vajzat e pranishme aty nuk kishin shumë informacion për mua”, u shpreh Eddie. Kështu nisi një histori 12 vjeçare miqësie, e cila është e kurorëzuar sot në martesë.

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Këshilla Lifestyle
Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori