LAJMI I FUNDIT:

Këtë vit nuk do të ketë rrymë të lirë në RMV , deri të premten do të merret vesh se sa do të shtrenjtohet

Këtë vit nuk do të ketë rrymë të lirë në RMV , deri të premten do të merret vesh se sa do të shtrenjtohet

KRrE të hënën në mbledhje përgatitëse para MEPSO-s, MEMO-s, EVN Home dhe EMV-së, do t’i prezantojë vendimet se cilat nga shpenzimet pranohen, por sipas traditës, pritet që kompanitë t’i dorëzojnë vërejtjet e tyre.

Sipas informacioneve tona, deri të premten KRrE do ta shpallë vendimin përfundimtar për çmimin e rrymës. Për momentin është e qartë se nëse pranohen të gjitha vërejtjet për shpenzimet e kompanive që tashmë i dorëzuan ofertat e tyre, çmimi i rrymës do të rritet, edhe pse këtu nuk është përfshirë as TVSH-ja që nga 10% kthehet në 18%. Sipas përllogaritjeve, nëse pranohen të gjitha shpenzimet, duke përfshirë edhe kthimin e TVSH-së, çmimi mund të rritet për 20%.

KRrE paralajmëroi se duke marrë parasysh shkallën më të lartë tatimore për rrymën, po shqyrtohen skenarë për të shmangur çmimet tronditëse për qytetarët.


EMV në tenderin e sotëm, furnizuesit universal EVN i ka dorëzuar ofertë nga 53 euro për megavat orë para vendimit të KRrE-së për çmimin e rrymës për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël nga 1 korriku.

“SHA EMV i ofroi “EVN Home” çmim për energjinë elektrike prej 53 eurove për megavat orë për mbulimin e 100% të sasive të përgjithshme të planifikuara. Ky çmim është për rreth 5,35% më i ulët se çmimi paraprak në tenderin e fundit të furnizuesit universal (janar-qershor 2023), kur EMV ofroi çmim prej 56 eurove për megavat orë”, thonë nga EVN HOME.

Përndryshe, nga 1 korriku pritej tarifë e lirë ditore, megjithatë nuk do të ketë dhe nuk dihet se kur do të ketë. Problem ka qenë ndryshimi i matësve. Qeveritarët e paralajmëronin këtë benefit pothuajse dy muaj, por tani nuk dihet nëse do të kemi dy orë tarifë të lirë gjatë ditës.

“Sa i përket tarifës së lirë ditore, ne si Qeveri ende jemi në qëndrimin se duhet të zbatohet, KRrE dhe Ministria e ekonomisë duhet të tregojnë se kur mund të realizohet kjo gjë”, tha Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Sipas informacioneve të TV21, kjo nuk do të ndodhë deri në fund të vitit, për shkak të problemit me përshtatjen e matësve që duhet ta bëjë EMV. Problemi më i madh janë matësit e vjetër që nuk kanë kontroll në largësi dhe çdo matës në mënyrë manuale duhet të përshtatet. Afati më optimal për fazën e parë për rrymë të lirë është muaji shkurt të vitit të ardhshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori