LAJMI I FUNDIT:

Këtë fundjavë vjen ‘Italian Barbecue’ me Wudy Kosova

Këtë fundjavë vjen ‘Italian Barbecue’ me Wudy Kosova

Ekzistojnë përkufizime të shumta për pjekjen e mishit në zgarë apo siç njihet, tani edhe te ne, grilli ose ‘barbecue’.

Por, të gjitha këto definicione kanë dy elemente të përbashkëta: mbledhjen me familje dhe shoqëri në natyrë dhe shijen unike të mishit të pjekur.

Njerëzit pjekin në zgarë produkte të ndryshme të mishit. Mirëpo ato që na bijnë në sy shpesh, mbase për shkak të shijimit dhe prakticitetit janë salsiçet.

Salsiçet, bota i njeh si forma më të holla të sallamit, me prejardhje nga Frankfurti. Ato u bënë të njohura në shekullin e 19-të.

Salsiçet shërbeheshin gjatë ceremonive të kurorëzimeve perandorake në sheshin Romerberg të Frankfurtit. Ky fakt i takon historisë, ndërsa sot ato i prodhon e tërë bota. E kur jemi te ushqimi botëror, mendja na shkon te Italia.

Ky vend nuk njihet vetëm për picën dhe pastat. Edhe salçiçet janë gatim që u shkon shumë për doresh.

Me qëllim që të njihemi më shumë me këtë produkt italian, Wudy Kosova, do të organizojë këtë të shtunë dhe të dielë në vendtakimin e familjes kosovare, Albi Mall, ngjarjen e parë në Kosovë “Italian Barbecue”.

Një festë e vërtetë për të shijuar salçiçen Wudy, por edhe produktet e tjera italiane.

WudyKosova do të sjellë hot dog-ët më të veçantë e specialitete nga zgara dhe aty do të shijohen produkte të një cilësie të lartë, që të gjitha me origjinë nga Italia.

Të gjithë meraklinjve të grillit këtë të shtunë dhe të dielë i pret një ‘barbecue’ i vërtetë, ashtu siç vetëm italianët dinë ta bëjnë.

Artikull i sponsoruar