Këta janë ‘mbretërit’ e pasimeve të sakta në pesë ligat kryesore evropiane (Foto)

Thiago Motta është futbollisti që ka bërë më së shumti pasime të sakta në ‘Top 5’ ligat evropiane.
Mesfushori italian ka arritur që deri më tani këtë sezon të kompletoj plot 1,623 pasime të sakta me Paris Saint-Germain, duke lënë pas vete shumë yje, transmeton Telegrafi.
Në vendin e dytë gjendet mesfushori anglez i Liverpoolit me 1,533 pasime të sakta, ndërsa podiumin e plotëson Marek Hamsik i Napolit me 1,477 pasime të sakta.
Lista mbyllet me transferimin me të shtrenjtë në histori të futbollit, Paul Pogban, i cili gjendet në vendin e katërt me 1,271 pasime dhe në vend të pestë futbollisti i Nices, Wylan Cyprine me 1,260 sosh të kompletuara. /Telegrafi/
1.Thiago Motta – PSG, 1,623 pasime të sakta

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































