LAJMI I FUNDIT:

Këta janë futbollistët që krijuan më shumë raste për gol në sezonin e fundit

Këta janë futbollistët që krijuan më shumë raste për gol në sezonin e fundit

Mesut Ozil është futbollisti që ka krijuar më së shumti raste në pesë ligat më të forta evropiane.

Mesfushori fanstazist gjerman ka arritur të krijojë 144 raste për gol në sezonin e fundit me skuadrën e tij, Arsenalit.


Ozil ka lënë pas vetës mesfushorin e Montpellierit, Ryad Boudebouz, i cili me skuadrën franceze ka krijuar plot 119 raste për gol.

Ronaldo, sportisti më bamirës në botë, por Messi dëshpëron në këtë listë!
Lexo po ashtu Ronaldo, sportisti më bamirës në botë, por Messi dëshpëron në këtë listë!

Në vendin e tretë gjendet sensacioni i sezonit të fundit në Ligën Premier, por edhe kombëtaren franceze në Euro 2016, Dimitri Payer, i cili ka krijuar 116 raste.

Në vendin e katërt dhe të pestë gjenden Christian Eriksen me 114 raste dhe Neymar me 101. /Telegrafi/

Futbollistët me më shumë raste të krijuara në 5 ligat e forta:

Mesut Ozil – 144 raste

Ryad  Boudebouz – 119 raste

Dimitri  Payet – 116 raste

Christian  Eriksen – 114 raste

Neymar – 101 raste