LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Ekonomisë publikon emrat e atyre që humben jetën në minierën e Artanës, u shpreh ngushëllime familjarëve

Ministria e Ekonomisë publikon emrat e atyre që humben jetën në minierën e Artanës, u shpreh ngushëllime familjarëve

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike tregon emrat e dy të vdekurve në minierën e Artanës.

Sipas MEPTINIS-it, Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj janë dy personat që humben jetën në këtë minierë.


Po ashtu, kjo ministri shpreh ngushëllimet për të gjithë familjarët për humbjen e jetës së tyre.

Shembje dheu në minierën e Artanës, dy punëtorë të vdekur
Lexo po ashtu Shembje dheu në minierën e Artanës, dy punëtorë të vdekur

“Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehetar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan. Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana. Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së të ndjerëve. Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur”, thueht në njoftimin e MEPTINIS-it. /Telegrafi/