LAJMI I FUNDIT:

“Kësulat” shpërblehet me çmimin “Dokumentari më i mirë”

“Kësulat” shpërblehet me çmimin “Dokumentari më i mirë”

Filmi me regji të Alan M.Trowit e skenar të Jimi Tihofsitit, “Kësulat”, është shpërblyer me çmimin “Best Documentary Feature” në Hollywood International Moving Pictures Film Festival.

Ky film është realizuar në Kosovë, në komunën e Podujevës, kurse postproduksioni është bërë në Angli në bashkëpunim mes ekipit shqiptar dhe atij anglez. Në këtë film pasqyrohet jeta e dy familjeve, shqiptare dhe asaj serbe, të cilat njihen prej kohësh dhe kanë fqinjësi të denjë, në një fshat Kosove. Lufta e vitit 1999 bëhet shkas i ndarjes së tyre.


Kasta e aktorëve përbëhet nga Selman Jusufi, Bislim Muçaj, Meli Qena, May-Linda Kosumoviç, Ismail Kasumi, Fatime Sefaj, Labinot Raçi. Edhe skenaristi Tihovsi ka një rol.

Festivali Hollywood International Moving ka për mision të përkrah filmbërësit, ta njoh punën e tyre dhe t’i shpërblejë ata që të jenë të inspiruar që të vazhdojnë të tregojnë storje të mrekullueshme.