0Shares

Derisa koleget e saj mezi arrinin të silleshin njëherë pa pasur marramendje, një vajzë e re ua ka dëshmuar të kundërtën gjatë orës së vallëzimit.

Një video e publikuar më poshtë e cila është duke bërë xhiron e botës, shfaq një vajzë mjaft simpatike e cila me asistimin e partnerit të saj në vallëzim, arrin të sillet 100 herë pa ndërprerë brenda 45 sekondave, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ajo realizoi 100 sjellje, numër i madh duke marrë parasysh faktin se mund të shkaktojnë marramendje, ajo dukej shumë stabile edhe pasi e përfundoi vallëzimin.

Asaj ia mbante duart partneri, derisa ajo fillon të sillet me shpejtësi të vogël dhe duke kaluar sekondat shpejtësia e saj vjen duke u rritur.

Nuk dihet se ku është filmuar kjo video, por një gjë është e sigurt se ajo ka ushtruar shumë për një gjë të tillë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)