LAJMI I FUNDIT:

Kësi aksioni për konfiskimin e mallrave të kontrabanduara kurrë nuk keni parë (Video)

Kësi aksioni për konfiskimin e mallrave të kontrabanduara kurrë nuk keni parë (Video)

Nëse gjithmonë keni pyetur veten se çfarë ndodh kur doganierët kryejnë kontrollet në kamionët dhe gjejnë mallra të kontrabanduar, në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video interesante e filmuar në Mardin në pjesën jugperëndimore të Turqisë, që tregon në detaje për këtë fenomen, shkruajnë mediat boshnjake.

Qeni fillimisht kishte nuhatur diçka të dyshimtë në kamion, dhe kur këto dyshime u konfirmuan nga policia dhe doganierët, filloi çmontimi i kamionit që kishte fshehur mall, transmeton Telegrafi.


Në një moment, mund t’ju duket shumë qesharake tentimi për të kontrabanduar në sasi të madhe cigare.

Të gjithë ata që kontrabandojnë mallra, pas publikimit të kësaj video nuk do ta kenë të lehtë të marrin vendimin për të bërë një gjë të tillë. /Telegrafi/