Kështu votuan deputetët shqiptarë për ''dëshmitarët e mbrojtur'' (Dokument)

Sot në Kuvendin e Maqedonisë u votua për propozimet e Prokurorisë Speciale Publike për ndryshimin e ligjit të dëshmitarëve të mbrojtur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shumica e deputetëve të BDI-së nuk ishin prezent në sallë, ndërsa nga prezentët disa nuk kanë votuar fare kurse vetëm tre deputetë të BDI-së kanë votuar ''Pro'' ndryshimeve të këtij ligji.
Nga BDI prezent nuk ishin: Xhevat Ademi, Ali Ahmeti, Artan Grubi, Hazbi Lika, Ramiz Merko, Ermira Mehmeti, Jamin Sinani ndërsa pjesa tjetër e deputetëve të BDI-së edhe pse ishin prezent ata nuk kanë votuar. Nga BDI ka pasur edhe vota për të ndryshuar këtë ligj të propozuar nga Prokuroria Speciale Publike. ''Për'' votuan: Kaltrina Azizi, Rafiz Aliti dhe Nora Aliti. ''Për'' të ndryshuar ligjin për dëshmitarët e mbrojtur ka votuar edhe deputeti i pavarur Zulfi Adili.
Nga PDSH nuk ishte askush prezent në sallën e Kuvendit./Telegrafi/
Dokumentin zyrtar për votimin e deputetëve shqiptarë mund ta gjeni KËTU!




















































