LAJMI I FUNDIT:

Kështu do të duket patentë shoferi ndërkombëtar i Kosovës

Kështu do të duket patentë shoferi ndërkombëtar i Kosovës

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së patentë shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar.

Që nga 1 tetori, ARC-ja ka filluar me aplikimin për patentë shofer ndërkombëtar.

Gjashtë shpërndarjes së patentë shoferëve, Bajram Gecaj nga MPB-ja, tha se do të punohet me shtetet tjera që ky patentë shofer të njihet ndërkombëtarisht.

“Ne do të punojmë me ARC-në dhe me shtetet e tjera që ky patentë shofer të njihet ndërkombëtarisht. Jemi në kontakte me disa shtete, siç është Italia, Austria dhe Gjermania që në mënyrë bilaterale kjo njohje”, tha Gecaj.

Patentë shoferi ndërkombëtar i lëshuar nga Kosova

Aplikimi bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas  procedurave të përcaktuara në udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë shoferëve ndërkombëtarë në Kosovë. /Telegrafi/