LAJMI I FUNDIT:

Kështu mund të duket një veturë elektrike e Rolls-Royce

Kështu mund të duket një veturë elektrike e Rolls-Royce

Rolls-Royce do të bëhet një nga prodhuesit e parë të veturave luksoze me një histori të pasur që do të promovojë një model plotësisht elektrik, Spectren e ardhshme.

Spectre pritet në gjysmën e dytë të këtij viti dhe Rolls-Royce po punon me shpejtësi në një zëvendësim për modelin Wraith pa emetim karboni.


Modeli është vërejtur disa herë gjatë testimit kur ishte i mbrojtur nga kamuflazhi, me përjashtim të vetëm disa pjesëve të veturës.

Bazuara në disa fotografi, të cilat sugjerojnë pamjen e modelit Spectre nga të gjitha këndvështrimet dhe mund të thuhet se duket si një version më modern i modelit Wraith.

Sidoqoftë, Rolls-Royce definitivisht nuk dëshiron një lidhje të tillë pasi Spectre bazohet në platformën Architecture of Luxury që ndan me Ghost dhe Phantom në krahasim me Wraith që përdor platformën BMW.

Dizajni përfundimtar i Spectre është i vështirë për t’u kuptuar, por ka të ngjarë të ketë fenerë të ndarë.

Ndërsa nuk do të përdorë platformën e BMW-së, ka zëra se do të marrë përsipër motorët elektrikë nga SUV iX M60 i ardhshëm i BMW me performancë të lartë, i cili jep rreth 600 kuaj/fuqi.

Nëse numrat mbeten të njëjtë, atëherë Spectre duhet të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në 4 sekonda dhe të bëhet një nga modelet më të shpejta të Rolls. /Telegrafi/