Kështu e priti kryeministri britanik, presidentin Zelensky - në Londër

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka postuar një foto në profilin e tij në Twitter ku shfaqet në një përqafim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Mirë se erdhe përsëri”, thuhet në postimin në Twitter të Rishi Sunak, të cilin Zelensky e vizitoi sot në një pronë jo larg Londrës, përcjell Telegrafi.
Ndërsa Zelensky ka falënderuar kryeministrin dhe vendin e tij për Ukrainën.
"Mbështetja juaj do të thotë shumë për ne, ju keni bërë shumë. Ju, qeveria juaj, Lartësia e Tij Mbreti dhe sigurisht populli juaj, shoqëria juaj", citohet t’i ketë thënë Zelensky, kryeministrit Sunak.
"Ne jemi mirënjohës nga thellësia e zemrave tona. Unë përcjell falënderimet e të gjithë ukrainasve, kryesisht ushtarëve tanë", ka shtuar presidenti ukrainas. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/05/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































