LAJMI I FUNDIT:

Kështu bëjnë të gjithë burrat

Kështu bëjnë të gjithë burrat

5 gabime të çdo dite që mund të shkatërrojnë një herë e përgjithmonë shëndetin

Çdo ditë përballesh me shumë rreziqe, që nga telefoni që bie ndërkohë që po nget makinën, hapja e shfletuesit të internetit që hapet papritur me sa zë ka në sajtin që po sheh fshehurazi, ndërkohë që bën sikur punon. Këto rreziqe i njeh, por ka dhe të tjerë…

Ora 7.00
Lan dhëmbët pas mëngjesit

Ti ndoshta mendon që për të dalë me gojë të pastër nga shtëpia duhet t’i lash dhëmbët pasi të hash mëngjesin, por nuk është kjo çfarë duhet. Po të lash dhëmbët menjëherë pasi ke ngrënë ushqime acide, sidomos fruta dhe lëngje frutash, të dobësohet smalti dhe dhëmbët ngjyrosen, plasariten ose rrezikojnë të prishen.
Në vend të kësaj, shpëlaj gojën dhe prit. Nëse nuk i ke larë dhëmbët sapo je zgjuar, duhet të presësh gati 40 minuta për ta bërë këtë. Shpëlaji dhe prit që kalciumi në pështymë të rimineralizojë zonat e dobësuara të dhëmbëve.


Ora 8:30
Ndotja në autostradë është 10 herë më e lartë sesa në rrugët e tjera dhe thithja e tymrave gjatë gjithë rrugës mund të shkaktojë dhembje koke, tumore ose sëmundje zemre.
Ndiz qarkulluesin e ajrit. Mbyll xhamat dhe nëse ka trafik, ndiz qarkulluesin e ajrit si të ishe në galeri. Në këtë mënyrë, redukton 4 fish ekspozimin ndaj ndotjes.

Ora 13:00
E ngroh drekën në mikrovalë

E di që kutitë plastike duhet t’i zgjedhësh pa bisfenol A? Kjo është një gjë, por nuk mjafton. Në kutitë plastike ka gjithmonë elementë kimikë që mund të helmojnë ushqimin dhe janë potencialisht të rrezikshëm për spermën dhe hormonet.
Më mirë përdor xham. Para se të ngrohësh drekën, hidhe nga kutia plastike në një tjetër prej xhami, ose ngrohe në tigan në shtëpi dhe vendose në një termos për ta ruajtur të ngrohtë.

Ora 19:30
Shkon në shtëpi me makinë pas një gote me shokët

Ata që e kanë normën e alkoolit në gjak 0,01% ka 46 % probabilitet më shumë për të shkaktuar aksident në krahasim me ata që janë esëll, sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë.
Ha më parë. Me stomak plot, norma e alkoolit në gjak, ulet me 30 për qind. Duhet të hash para sesa të pish.

Ora 22:30
Kontrollon postën para se të flesh

E dinë të gjithë: po të mos flesh sa duhet, të rritet rreziku i infarktit, por nëse kontrollon dhe emailin para se të flesh, do bësh gjumë të keq dhe do zgjohesh më i çoroditur.
Zgjidh një prizë jashtë dhomës. Karikoje telefonin në një dhomë tjetër dhe fik njoftimet e emailit pas orës
21.00.

Japonezët jetojnë më mirë
Japonezët jetojnë mesatarisht 85 vjeç. Shpjegimi më poshtë:
Ecin më shumë. 7321 hapa në ditë
Hanë më shumë peshk. 150 gram në ditë.
Harxhojnë më shumë kohë duke gatuar. 99 minuta në ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Shëndetësi
Kalo në kategori