LAJMI I FUNDIT:

Kështjella e mbushur me ajër shpërthen në qytetin rus, dy vajza të vogla pësojnë lëndime serioze, kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kështjella e mbushur me ajër shpërthen në qytetin rus, dy vajza të vogla pësojnë lëndime serioze, kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Dy vajza të vogla kanë pësuar lëndime serioze, pasi një kështjellë e fryrë me ajër në mënyrë të befasishme “shpërtheu” dhe u ngrit dhjetëra metra në ajër – duke bërë që në fund të përplaset në rrethojën e metaltë mbrojtëse në afërsi të binarëve të trenit.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin rus Barnaul, ku kështjella gjigante shqyhet dhe presioni i ajrit bën që ajo të ngritet në ajër dhe fëmijët që ishin brenda saj – 3 dhe 4-vjeçar të lëndohen, transmeton Telegrafi.


E tre fëmijë tjerë në momentin e shpërthimit janë përplasur për tokë dhe gjithashtu kanë pësuar lëndime trupore. Megjithatë ishin dy vajzat e vogla që u lënduan më shumë.

Njëra prej tyre është identifikuar si Anna, 3-vjeçe që pësoi lëndime në boshtin kurrizor. E tjera Vika, 4-vjeçe, e lënduar në kokë dhe ka të shtypura mushkëritë dhe barkun, pasi nga një lartësi relativisht e madhe është përplasur në tokë.

Në anën tjetër hetuesit janë duke bërë të pamundurën që të përcaktojnë shkakun që çoi te ky incident, ndërsa jozyrtarisht është mësuar se ishin erërat e forta që e ngritën në ajër kështjellën.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin rrëqethës ku shihet se si kështjella shpërthen dhe për disa sekonda fluturon, për të përfunduar në rrethojën e metaltë në afërsi të binarëve të trenit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori