Adil Behramaj, këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se taksa 100 për qind duhet të hiqet njëkohësisht më presidentin Thaçi.
Behramaj ka thënë se nëse Thaçi e lë politikën, atëherë gjysma e Kuvendit, do të mbetet pa karrierë, transmeton Telegrafi.
“Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila është bërë si katapultë e Vetëvendosjes brenda LDK-së, paska thënë se bashkë më tarifën duhet të hiqet edhe presidenti. E paska sosur e gëzuara t’i japë fund karrierës së saj, të cilën e ka ndërtuar si shushunjë politike rreth e rrotull Hashim Thaçit. Në atë moment që presidenti e lë politikën, rrafsh gjysma e Kuvendit dhe Qeverisë, përfshirë këtu edhe krerët e këtyre dy institucioneve, mbesin pa karrierë politike”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka pohuar se Osmani nuk mbahet mend për ndonjë vizion apo ide politike, por vetëm për vrerosje kundër Hashim Thaçit, ndërsa sipas Behramajt e ardhmja e tyre politike është e vdekur pa të.
“Ti njëmend Vjosë mbahesh mend edhe për diçka tjetër. Ish-presidenti Fatmir Sejdiu është presidenti i vetëm në botë që nuk e ka një fotografi të vetme me presidentët amerikanë, pa iu ngjitur prapa edhe ti si fusnotë. Por, në një ditë të bukur, ia ktheve edhe atij shpinën. Madje, duke mos i folur më fare. Më pas nise edhe flirtin e ri politik, duke iu vardisur Isa Mustafës. Megjithatë, as me të nuk të zgjati shumë. Në ditën kur votohej Isa Mustafa për kryeministër, ngrite dorën kundër para syve të tij. U përpoqe edhe ta rrëzoje nga posti i kryetarit. Tash dalëngadalë po heq dorë edhe nga LDK-ja, duke u bërë tërësisht një rrodhëz e Vetëvendosjes”, ka pohuar ai.
Behramaj tutje në reagim ka thënë se Osmani është caktuar bashkënegociuese nga LVV, pa u konsultuar fare me LDK-në.
“Dje partneri yt i ri politik, i cili u mundua të thotë diçka për pozicione ekstreme pa reflektuar fare për ekstremizmin e deritashëm të tij, pa u konsultuar fare as me LDK-në, me pafytyrësi ekstreme të caktoi ty edhe si bashkënegociuese nga radhët e LDK-së në dialog. Por, ai, ti dhe kushdo tjetër që mendon se mund të japë kontribut, ngutuni se po ua ruajmë edhe disa vende të lira në ‘rimorki’”, se ky vend e ka timonierin”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk besim në presidentin e vendit dhe kjo sipas saj është problemi në dialog.
“Tarifa duhet të hiqet në të njëjtën kohë me Presidentin prej rolit të tij të uzurpuar, në të njëjtën kohë. Sepse në momentin kur hiqet ai hiqet edhe rreziku prej marrëveshjeve të rrezikshme. Bashkë duhet me u heq të dyja, në mënyrë simulantë, sepse kështu mbrohet edhe interesi i vendit e edhe marrëdhëniet me miqtë tanë. Tarifa duhet të hiqet që kjo qeveri të vazhdojë t’ia prishë strofullën krimit, që kjo qeveri t’ua prish planet atyre që tërë karrierën e tyre politike menduan vetëm për ta shpëtuar lëkurën e tyre”, kishte deklaruar ajo./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ju kemi njohtë para lufte…ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
U raportua për një deponi ilegale, Komuna e Suharekës bën rregullimin e saj
Mariçiq: Negociatat me BE-në na dërgojnë në një administratë reformuese dhe sistem gjyqësor stabil
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit