LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Putinit thotë se Rusisë i duhet shkrirje e raporteve me Perëndimin

Këshilltari i Putinit thotë se Rusisë i duhet shkrirje e raporteve me Perëndimin

Rusia nuk do të jetë në gjendje të arrijë rritje të fuqishme ekonomike, derisa lidhjet e saj me perëndimin, që janë ngrirë për shkak të sanksioneve ekonomike, nuk fillojnë të shkrihen, tha mbrëmë, këshilltari i lartë ekonomik i Kremlinit, Aleksey Kudrin.

“Kërkesa e brendshme nuk do të sjellë rritje ekonomike prej 3 e deri në 4 për qind”, tha Aleksey Kudrin, ish-ministër i ekonomisë së Rusisë, i cili tash e udhëheq Qendrën për Kërkime Strategjike në Moskë dhe joformalisht e këshillon Kremlinin.


Duke folur në Forumin Primakov në Moskë, zoti Kudrin tha se Rusia duhet t’i zhvilloj tregjet e eksportit edhe për artikujtë e tjerë, e jo vetëm për gazin dhe naftën, nëse shpreson që të dalë nga ajo që ai e vlerëson si “dekadë e humbur” e rritjes ekonomike dhe kthim në listën e 10 ekonomive më të mira në botë.

“Këto detyra nuk mund të zgjidhen pa përmirësimin e raporteve me vendet perëndimore”, që kanë teknologji dhe burime financiare, e të cilat i nevojiten Rusisë për të pasur sukses, tha ai.

“Është e domosdoshme për të gjetur hapa drejt njëri-tjetrit nga të dy palët dhe për t’i lënë anash ambiciet dhe keqtrajtimet…jam i sigurt se kjo është e mundshme”, tha Aleksei Kudrin, të cilit i ishte pranuar kontributi për ndihmë në realizimin e ngritjes ekonomike prej 7% në vit, gjatë dy mandateve të para të presidentit, Vladimir Putin.

Por, sipas të dhënave të Bankës Botërore, gjatë dekadës së kaluar, rritja ishte vetëm 1%, ndërsa recesioni i thellë në vitin 2015 dhe 2016 kishte shkaktuar që Rusia të largohet nga lista e 10 vendeve me ekonomi më të zhvilluar në botë.

Derisa presidenti Putin aktualisht kishte kërkuar që Kudrin ta përpiloj një plan të ri ekonomik për realizim të rritjes prej afro 3%, të cilin Kudrin e kishte paraqitur muajin e kaluar në Forumin Ekonomik në Shën Petersburg, deri tash presidenti nuk e ka marrë parasysh këtë plan të Kudrinit, transmeton REL.

Një raport i publikuar nga qendra kërkimore e Kudrinit këtë javë, thotë se Rusia po e humbë konfrontimin me perëndimin, i cili do të vazhdoj të jetë makina kryesore për rritje ekonomike botërore në të ardhmen e afërt.

Fokusi aktual i Moskës në rritjen e fuqisë ushtarake është një shkëputje nga reforma ekonomike dhe përpjekjet për modermizim të nevojshme për përmirësim të efektshmërisë ekonomike, theksohet në raport.

Instituti i zotit Kudrin, po ashtu, ka theksuar se Rusia duhet të përpiqet ta minimizoj rrezikun e konflikteve të armatosura, të punoj për sigurimin e zgjidhjes hap pas hapi të konflikteve në ish-shtetet sovjetike, e veçanërisht në pjesën lindore të Ukrainës, dhe të synoj tërheqje graduale të sanksioneve reciproke me perëndimin, duke u kthyer në bashkëpunim të plotë ekonomik.

Derisa Putini nuk e ka marrë asnjërin prej propozimeve të Kudrinit, kohëve të fundit ai ka pranuar se sanksionet ekonomike të imponuara nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak se Rusia ilegalisht e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës, në vitin 2014, e kanë dëmtuar ekonominë ruse.

Më tutje, agjencia Bloomberg ka raportuar se Aleksei Kudrin privatisht i ka thënë Putinit muajin e kaluar në Forumin në Shën Petersburg, se rrëshqitja ekonomike e Rusisë e vë në rrezik rëndësinë gjeopolitike, e cila është e rëndësishme për presidentin Putin.

“Rusia në mënyrë katastrofike po humbë kohë”, ka thënë Kudrin muajin e kaluar në Forumin në Sën Petersburg dhe ka shtuar se “për fat të keq, autoritetet vetëm ngadalë po e kupojnë se ndryshimet strukturore janë të domosdoshme”.

Ish-ministri tjetër i ekonomisë, Yevgeny Yasin, po ashtu, njëri nga ideologët e tranzicionit të Rusisë nga komunizmi në kapitalizëm, i tha agjencisë Bloomberg se dyshon se Kremlini do ta pranojë planin e Kudrinit për ekonomi të fuqishme.

Mund të thuhet se një pjesë e presionit për ndryshime tashmë nuk është aktual, pasi ekonomia në këtë moment po realizon një ripërtëritje modeste nga recesioni, në saje të rritjes së çmimeve të gazit dhe naftës vitin e kaluar.

“Autoritetet nuk do të rrezikojnë me ndryshime fundamentale tash, pasi ka shumë njerëz rreth Putinit, që nuk janë të interesuar për ato”, tha Yasin dhe ka shtuar se “reformat nuk u mundësojnë elitave udhëheqëse që t’i kenë të gjitha përfitimet dhe privilegjet, të cilët ata i gëzojnë aktualisht”.

Në trend Botë

Më shumë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori